RAVENA

Njëmbëdhjetë persona, shqiptarë dhe italianë janë arrestuar nga policia italiane këtë mëngjes, nën akuzën e trafikut të drogës.

Nga 11 të arrestuarit, 8 prej tyre janë lënë në burg, 2 me detyrim për paraqitje dhe 1 me nënshkrim në policinë gjyqësore. Urdhër arrestet mbanin firmën e Prokurorisë vendore, pas një hetimi disa mujor për trafikun e lëndëve narkotike në Ravena e zonat përreth saj, raportojnë mediat italiane.

Në këtë operacion morën pjesë 50 forca policore. Ata arritën të shkatërrojnë një celulë të trafikut të drogës në zonë. Të arrestuarve iu janë gjetur përvec drogës, edhe armë e para të gatshme.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb