ANGLI

Sulmuesi i njohur i Wolverhampton Wanderers, Adama Traore do të grumbullohet për herë të parë nga kombëtarja spanjolle. Traore me origjinë nga Mali, është lindur dhe rritur në Katalonjë dhe ka dalë nga Akademia e famshme e Barcelonës.

Traore ka kaluar disa vite me ekipin A të blaugranave por pa mundur të spikasë teksa ka arritur të spikasë në Premier League me Aston Villan, Middlesborough dhe tashmë me Wolverhampton.

Ai tashmë njihet si një sulmues anësor me fizik ‘bodybuilderi’ por shumë i shpejtë, driblues dhe i saktë para portës. Spanja duket se do të revolucionarizojë ekipin me talente të reja, duke grumbulluar edhe Eric Garcia-n dhe Ferran Torresin të Manchester City.

Sulmi gjithashtu ka emra si Asensio, Ansu Fati apo Rordrigo.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb