SHKODER- Radhët e gjata për të tërhequr pasaportat biometrike në qytetin e Shkodrës prej ditësh janë kthyer në makth për qytetarët shkodranë. Ata shprehen të zhgënjyer me shërbimet, ndërsa thonë se po punohet vetëm me një sportel në një kohë që presin në radhë që në orët e para të mëngjesit.

Qytetarët denoncojnë se kaosi krijohet pasi ka persona që paguajnë para nën dorë, e futen pa radhë nga dera kryesore e Komisariatit të Policisë Shkodër.

Ky refren përsëritet pothuajse çdo ditë. Radhët në sportelin e pajisjes me pasaporta biometrike në Shkodër vijojnë që në muajin Korrik, por ka munguar zgjidhja e këtij problemi, edhe pse pritej që gjatë muajit gusht ky fluks do të ishte i lartë për shkak të emigrantëve që kthehen në Atdhe.

(b.e/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: