Teksa në Shkodër janë regjistruar deri më tani 99 raste me koronavirusi, sot janë dërguar edhe 23 mostra të tjera ku pritet përgjigja e analizave.

Nga të dhënat që vijnë nga Shkodra, mësohet se sot kanë ardhur edhe 9 shtetas të tjerë, të cilët janë akomoduar në Konviktin “Luigj Gurakuqi”, duke shkuar në 13 numri i personave të akomoduar për vetëkarantinim.

Sipas raportit të Njësisë Vendore të Kujdesit Shëndetësor të këtij qarku, të siguruar për “BalkanWeb” nga gazetari Senad Nikshiqi, mësohet se 13 persona ndodhen në konviktin e shkollës së Tamarës, në Malësi të Madhe, ku gjithsejta janë rreth 26 të akomoduar.

“Sot janë larguar 6 personat që e kanë kryer karantinimin ne Hotel Cavaliero, duke zbatuar të gjitha procedurat dhe rregullat që parashikon udhëzimi i përbashkët i të dy ministrive. Nga të gjitha bashkitë dhe inspektoriatet ka vijuar puna për shpërndarjen e ndihmave, dezinfektimet e objekteve, trotuareve, kontrolleve dhe monitorimeve të tregjeve. Nga KMC, vijon ndjekja dhe monitorimi i situatës në të gjithë territorin e Qarkut, nën drejtimin e të deleguarit të KNEC, Zv. Ministrit të Brendshëm, Z. Lamallari”, thuhet në raport.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: