Një aeroplan i dërguar nga Moska për të marrë diplomatët rusë të dëbuar nga Greqia dhe më pas nga Spanja u detyrua të bënte një devijim prej 15,000 km për shkak të ndalimit të fluturimeve të BE-së, raporton uebfaqja e gjurmimit të fluturimeve FlightRadar24.

“Ndërsa Spanja dhe Greqia bënë një përjashtim një herë për hyrjen e avionëve në hapësirën e tyre ajrore, fluturimet u detyruan të bëhen nëpër vende të tjera që mbajnë ndalime për fluturimet ruse”, thuhet në faqen e internetit, raporton BBC, përcjell Bota sot.

Ai shtoi se gjatësia totale e fluturimit ishte 15,163 km, ” fluturimi më i gjatë aktual në botë midis Singaporit dhe Nju Jorkut”.

  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: