71 njerëz kanë humbur jetën për shkak të përmbytjeve të papritura që goditën zonën e Texas-it, përfshirë edhe 15 fëmijë, sipas mediave amerikane. Autoritetet kanë shpallur gjendje emergjence dhe po përqendrojnë përpjekjet në identifikimin e të zhdukurve, ndërsa reshjet e papritura kanë shkaktuar ngritje të papritur të lumit Guadalupe, deri në 8 metra brenda vetëm 45 minutave .

Zjarrfikësit, Garda Kombëtare dhe Rojës Bregdetare së bashku me ekipet e shpëtimit po punojnë pa ndërprerje për të shpëtuar personat e bllokuar nga uji. Disa familje janë parë duke lundruar me kanoe për të shpëtuar veten apo për të ndihmuar të tjerët .

Pamjet kanë dokumentuar situata dramatike: shtëpi të shkatërruara, automjete të përfshira në rrëshkitje, fëmijë të shpëtuar nga pemët dhe revolta të banorëve për mungesën e paralajmërimeve.

Ndër më të prekurit është Kampi Mystic, një qendër e njohur kampingu për të rinj, ku 11 kampistë dhe një këshilltar rezultojnë ende të zhdukur. Autoritetet janë duke kërkuar në mënyrë intensive në zonat e përmbytura pranë kampit, ku rrjedha e ujit ka qenë jashtëzakonisht e fuqishme.

Guvernatori Greg Abbott tha të dielën se përmbytjet e menjëhershme mund të përbëjnë ende rrezik për disa rajone të Teksasit gjatë ditëve të ardhshme, pasi priten “reshje më të dendura”.

Reshjet e dendura të shiut mund të çojnë në përmbytje të menjëhershme në Big Country, Concho Valley, Teksasin Qendror dhe përsëri në Kerrville, tha guvernatori gjatë një konference për shtyp.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb