TIRANE – Shoqata e Gjysmëhënës së Kuqe i është përgjigjur kërkesës së qeverisë shqiptare, për t’u ardhur në ndihmë banorëve të prekur nga përmbytjet.
Shoqata e Gjysmëhënës së Kuqe të Emirateve të Bashkuara Arabe ka dhënë një shumë prej 350 mijë dollarësh, 200 mijë për ushqime dhe 150 mijë dollarë për veshje, për familjet në nevojë, që u prekën nga përmbytjet në fillim të muajit shkurt, në zonat në jug të vendit.
Pjesa jugore e Shqipërisë disa ditë më parë u përfshi nga përmbytjet, ku si pasojë u dëmtuan me dhjetëra banesa, biznese dhe u përfshinë nga ujërat mijëra hektarë tokë. Nga kjo situatë autoritetet shqiptare iu drejtuan për ndihmë disa shteteve dhe institucioneve ndërkombëtare.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb