Ndonëse Shqipëria nuk ka mundur ende të marrë një medalje olimpike, në bazë të legjislacionit shqiptar, çdo sportist që renditet mes tetë më të mirëve në Lojërat Olimpike përfiton monetarisht.

Kështu, një medalje ari paguhet me 10 milionë lekë të rinj. Medalja e argjendit shpërblehet me 7 milionë lekë, ndërsa bronzi me 5 milionë. Më tej vijohet me vendin e katërt që merr 3 milionë, vendi i pestë përfiton 2 milionë, i gjashti 1 milion.

Vendi i shtatë merr 800 mijë lekë të  rinj dhe mbyll vendi i tetë me 500 mijë lekë të rinj. Nga Olimpiada e fundit vetëm Briken Calja përfiton 30 milionë lekë të vjetra, ndërsa i pafat Erkand Qerimaj me vendin e nëntë.

Edhe Luiza Gega ka shanse të përfitojë, mjaftojnë të renditet deri e teta në finalen e 3000 m me pengesa që zhvillohet sot në orën 13:00. Por krahasuar me vendet e tjera, Shqipëria shpërblen ende pak. Italia jep deri në 180 mijë euro për fituesin e medaljes së artë, ndërsa pa llogaritur benefitet e tjera.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb