PRISHTINE-Këngëtarja Adelina Ismaili ka reaguar mjaft ashpër rreth lajmeve të publikuara ndaj saj dhe proceseve gjyqësore. Ismaili ka shkruar një status në rrjetin social Facebook, ku shprehet se është “e pafuqishme t’i luftojë” të gjithë ata (ministra, deputetë, kryetarë, biznesmenë) ndërsa kërcënon se do të tregojë të vërteta rreth tyre. Reagimi i saj duket se vjen për të gjithë personalitetet që sipas saj janë munduar me çdo formë ta bëjnë atë “dashnore të vet.
Madje në një moment ajo edhe tallet me ta, kur thotë se “për atë vrimë” ata janë në gjendje të bëjnë “aq shumë shkatërrime” dhe se po ta dinte këtë, “do ta lyente me ar”.
Postimi ajo le të kuptohet se ka persona që janë munduar edhe ta shantazhojnë atë për ta bërë dashnore të tyrë, duke e kërcënuar se kanë incizime apo fotografi të pakëndshme të saj.
Derisa ka kërkuar nga ta të publikojnë çfarëdo që kanë, Adelina ka kërcënuar se nëse nuk flasin ata atëherë do jetë ajo që “do të flasë”.

Statusi i plotë
Unë nuk jam aq e fuqishme që të luftoj me të gjithë juve ministra, zëvendës-ministra, kryetarë, hajna, deputetë, kriminelë, bossa,gjyqtarë, biznesmenë, që tash e 20 vite keni dashur të jem gruaja apo dashnorja juaj. Kurr nuk do ta besoja që për këtë vrimë tek e cila nuk keni qasje, do të shkaktonit kaq shumë shkatërrime. Po ta dija, do ta lyeja në ar. Por as kurr nuk iu kërkoj falje që dashurinë time e kam dhënë aty ku kam dashur unë, e KURR hiq ju. Kjo nuk është arsye të më luftoni ditë e natë që nga sekondi kur jam martuar më atë që unë e DUA. As të montoni gjykata fallse të Eulexit ku disa milic të dështuar të shteteve të huaja, vet pyesin e vet përgjigjën. Nëse dikush nga ju ka fakte diskredituese ose çfarëdo lloj fotoje, inçizim timin , ju lutem dhe ju përgjërohem PUBLIKONI.Po ju pres tash e 8 vite. Në të kundërtën unë do të publikoj çfarë di dhe cfarë kam, që nga viti 1993, për secilin dhe secilën. Kam duruar mbi 8 vite të mbyll gojën para lavireve të cilat më deshën në mesin e tyre, para kriminelëve që po nuk ua jape, bëhën egërsira. Kam duruar vëtëm për dy gjëra: E para: Pianon e keni parë së pari në videokasetat e mia. E dyta: Nuk meritoni më shumë sesa të vetëknaqeni me një foto timen. Por një gjë mos e harroni: Unë ende s`kam folur. (Harroni ato foret e lodhura me na përcjell natën me vetura ose me na gjuajt gurë të mbështjellur me letra kërcënuese në xham, s`po frikësohet më askush). Po s`folet, do të flas. Ndaloni gënjeshtrat për mua, ose do fillloj të flas të vërtetën tuaj.
Adelina Ismaili.

(d.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: