TIRANË- Një person ka mbetur i plagosur si pasojë e shpërthimit të një bombole gazi. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 8:20 në rrugën “Londër” në Kamëz në banesën e një familjeje. Në vendin e ngjarjes kanë shkuar forcat zjarrfikëse të cilat kanë ndërhyrë për shuarjen e zjarrit.

Ndërkaq ka mbetur i plagosur një prej anëtarëve të familjes, i cili është transportuar me urgjencë në spital. Zjarrfikësit po punojnë për normalizin e situatës.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: