Një shpërthim i fuqishëm është regjistruar mbrëmjen e sotme në lagjen “28 Nëntori” në Vlorë.

Sipas policisë, shpërthimi i një sasie te vogël eksplozivi ka shkaktuar vetëm dëme materiale dhe fatmirësisht nuk ka pasur persona të lënduar.

Uniformat blu kanë mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes  dhe kane nisur hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorit.

 

Njoftimi i Policisë:

Vlorë/Informacion paraprak

Rreth orës 22:50, në lagjen “28 Nëntori” Vlorë midis pallateve, dyshohet se ka shpërthyer një sasi e vogël eksplozivi, ku si pasojë nuk ka asnjë person të lënduar por vetëm dëme të vogla materiale.

Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë mbërritur shërbimet e policisë, të cilat kanë nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb