Një shpërthim është regjistruar në një xhami në zonën Spin Ghar në Afganistan, teksa besimtarët ishin gjatë lutjes të së premtes. Sipas raportimeve paraprake, të paktën 15 persona janë plagosur, ndërsa mendohet se ka edhe viktima.

Atal Shinwari, një banor i zonës, tha për Reuters se shpërthimi ndodhi rreth orës 13:30 me orën lokale kur shpërtheu eksplozivi që me sa duket ndodhej në brendësi të xhamisë.

Ashtu si dhe në rastet e mëparshme, ku janë regjistruar disa sulme në xhami, dyshimet bien mbi filialin e ISIS në vendin islamik. Në fillim të muajit nëntor, pas një sulmi të ISIS, u vranë të paktën 19 persona dhe u plagosën 120 të tjerë.

Gjatë kësaj periudhe kur talebanët kanë ardhur në pushtet, janë vrarë më shumë se 120 persona dhe përgjegjësinë për këto krime e ka marrë organizata terroriste.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb