Një shpërthim ndodhi pranë ambasadës izraelite në Nju Delhi dhe i gjithë stafi mbeti i padëmtuar pas shpërthimit, thanë autoritetet.

“Ne mund të konfirmojmë se rreth orës 17:20 (ora lokale, 1150 GMT) ka pasur një shpërthim në afërsi të ambasadës,” tha zëdhënësi i ambasadës izraelite Guy Nir, duke shtuar se policia lokale dhe ekipet e sigurisë po hetonin incidentin.

Ministria e Jashtme e Izraelit tha se i gjithë stafi ishte i padëmtuar pas shpërthimit dhe autoritetet izraelite po bashkëpunonin me homologët e tyre indianë për të zbuluar shkakun e shpërthimit.

Shërbimi zjarrfikës i qytetit nuk kishte gjetur asgjë deri më tani në operacionin e tyre të kërkimit, tha zyrtari i lartë i departamentit të zjarrit Atul Garg për agjencinë indiane të lajmeve ANI.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb