Kroacia është skuadra e 3-të me e mirë në Botë, këtë të drejtë ia dha fitorja 2-1 ndaj Marokut. Vëmendja është e fokusuar te finalja e të dielës (16.00), ku Franca sfidon Argjentinën. I ftuar në Qatar n’24 në News 24 ishte kryeredaktori i Panorama Sport, Jetmir Halilaj. Halilaj nuk la pa përmendur edhe Shqipërinë, duke vendosur theksi te ajo çka na mungon ne për t’u krahasuar me kroatët.

Shqipëria- Ne në Europian shkuam pasi ndodhën shumë gjëra. Kishim Lorik Carën, nuk diskutohej autoriteti i tij. Kishte një lojtar që edhe kur diçka nuk shkonte, të motivonte. Ishte edhe Orges Shehi aty. E përmenda Shehin sepse di raste që ka zbehur situata.

Edhe sot Shqipëria ka një brez të shkëlqyer. Ndonjëherë më duket se mungon lideri. Gjimshiti dhe disa të tjerë kanë atë idenë për të luftuar për një qëllim. Nuk jemi në nivelin e Kroacisë. Mungon karakteri, mbase e kam gabim” – Tha ai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: