Ministria e Kulturës ka prezantuar konceptin e pavijonit të Shqipërisë në Bienalen e arkitekturës në Venecia.

Dhoma e pritjes si hapësirë, dikur tejet e rëndësishme e tanimë pothuaj e zhdukur, rikthehet si element identitar e përbashkues i konceptit në Shtëpinë tonë, që i përgjigjet temës së bienales: Si do të jetojmë së bashku.

“Pavijoni “Në shtëpinë tonë”, të kalojmë muret. Evokimi i dhomës e pritjes si hapësirë socializuese”, është shprehur Irola Andoni, kuratore e Shqipërisë.

Koncepti i shtëpive të hapura shqiptare, që ishte mbizotërues, ilustrohet me dhjetëra foto, por edhe me sekuenca filmike.

“Tema bazohet ne te bukuren e fqinjësisë. Pavijoni mbeshtetet edhe te Arkivi i filmit shqiptar”, është shprehur ministrja e Kulturës, Elva Margariti.

Bienalja e Venecias çelet me 20 maj dhe qëndron e hapur për 6 muaj. Shqipëria prezantohet nga 4 arkitekte. Arktiekti i njohur Stefano Boeri, kryetari i Jurisë vlerësuese të bienales, çmoi temën shqiptare dhe hapësirën e dhomës së miqve.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb