Aktori, Gent Zenelaj në një intervistë për ‘FitStation ‘ në News24 ka zbuluar detaje nga puna e tij prej vitesh krah Saimir Kodrës ku ka ndarë me moderatoren Çenkuela Hasa se cilat janë shqetësimet që shqiptarët drejtohen më shumë në emisionin që dyshja drejton.

“Shqiptarët paskan qenë një popull që fatkeqësisht zoti e paska dënuar me një administratë të tmerrshme, me problematika të tmerrshme. Unë takoj shqiptarë që kanë 30 vjet që nuk marrin një pronë. Njerëz që nuk po shijojnë dot pronën jo për fëmijët e tyre por as për nipat. Ka njerëz që sorrollaten për një certifikatë me vite të tëra. Duhet të jemi të parët në botë për durim. Qenkemi një popull shumë i duruar”- u shpreh Gent Zenelaj.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: