NEW YORK- Një piceri në New Jork ka gatuar një picë për nder të Papa Franceskut. Ka qenë picieri shqiptar Toni Salihaj, i Picerisë “Bleeker Street Pizza”, që së bashku me një mik përgatitën recetën për picën me imazhin e Papa Franceskut me djathë mocarela, gjizë, domate, açuge dhe speca.

“Ne donim të bënim diçka të veçantë për Papën, pasi ai po vjen në qytet”, ka thënë piceri shqiptar. Salihaj tha se ai krijoi tonin e lëkurës për imazhin e Papës duke përzierë salcën me gjizën.

“Ne vendosëm të bënim më të mirën e mundshme për të krijuar imazhin e tij”, tha Salihaj. “Ne jemi picierë, nuk jemi artistë”, shtoi ai.

Shefi i kuzhinës tha se “Papa i popullit”, i njohur si adhurues i picës, që njëherë pranoi picën në rrugët e Napolit do të pranonte picerinë. Ne përpiqemi të jemi të ndershëm me produktet tona dhe ushqimin tonë. Nuk ëështë gjithçka për paratë, por marrja e një produkti me cilësi”, tha shefi.

Restoranti tha se po përballet me vështirësi me fluksin e kërkesave për Picën Papnore.

Ndërkohë, restoranti në Times Square “Buca Di Beppo” po përpiqet të tërheqë vëmendjen e papës duke ofruar një vend parkimi të rezervuar për Fiatin e tij 500. “E rezervuar për automjetin e Papës”, shkruhet në tabelë, “Dhjetë Ave Maria nëse ti parkon këtu”.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb