Një tjetër projekt interesant që kërkon të tërheqë turistët në Ballkan po jetësohet nga Reginol Corparation Council me mbështetjen e Bashkimit Europian. Me emrin “Shtegu i Monumenteve Ballkanike”, iniciatorët kërkojnë të sjellin një produkt të ri turistik, si për vizitoret e huaj dhe ata vendas e që janë në kërkim të një eksperience të veçantë kulturore. Janë 40 monumente të ndërtuara midis viteve 1950 dhe 1990 ne 6 vendet e rajonit, që konkurrojnë njëri-tjetrin duke përçuar jo vetëm historinë, por dhe arkitekturën e gjallë me krijimet abstrakte gjatë periudhës së Luftës II Botërore.

“Nikos Parastatidis ,ekspert në komunikim dhe marketing, në prezantimin e brandit tha se ky është një rrugëtim i ri jo vetëm në Ballkan por edhe në Europë duke sjellë monumente unike sa i takon arkitekturës por që gjithashtu mbartin shumë histori e që synon të shtojë interesin e turistëve.”

“Këta janë monumente unike sepse janë ndërtuar në Ballkan, por me ide që shihnin drejt perëndimit, drejt lëvizjes së ekspresionizmit abstrakt amerikan në atë kohë. Janë monumente artistike, vërtetë të veçanta dhe do zgjojnë interesin e njerzëve që pëlqejnë artin , arkitekturën por që kanë interes edhe për historinë dhe natyrën gjithashtu.Çfarë e bën unik këtë shteg, janë vetë monumentet. Askund në botë nuk ka një grup të tillë monumentesh kaq ekstravagantë dhe që bien në sy.” tha Nikos Parastatidis, Communication and Branding Expert.

Por Shqipëria ofron një tjetër qasje me 7 monumentet që janë përzgjedhur dhe që ngrihen në Tiranë, Bërzhitë, Pezë e Vogël, Kamëz, Pishkash, Shkodër, Elbasan.

“Edhe pse monumentet që janë zgjedhur në Shqipëri, janë të një stili tjetër, ato janë pjesë e gjithë historisë narrative, historia e epokës. Sepse ndërkohë që Jugusllovia e asokohe, shikonte drejt perëndimit për të krijuar gjuhën e re të të shprehurit të vetvetes, Shqipëria ishte në një gjendje krejt tjetër. Njerëzit që do të vizitojnë pjesën shqiptare të shtegut, do të mësojnë për historinë e Shqipërisë dhe do ta kuptojnë se ishte një situatë ndryshe. Shqiptarët e shprehnin veten e tyre në një mënyrë krejt të veçantë, dhe kjo flet për karakterin unik te shqiptarëve në rajon.”

Agjensitë turistike e vleresojnë “Shtegun e ri”, si një artikull me interes për paketat që ato ofrojnë. Guida turistike Gerti Çako thotë se historia që lidhet me periudhën e komunizmit shihet me interes nga turistet që vizitojnë Shqipërinë.

“Kemi pak a shumë të njëjtin potencial siç kanë dhe fqinjët tanë sepse kemi jetuar në të njëjtin sistem politik siç është komunizmi. Fakti është që monumentet tona janë pak më ndryshe, por gjithmonë është ideja e historisë që fshihet pas këtyre monumenteve dhe lidhja që mund të bëhet mes midis historisë, vendeve ku ato janë vendosur që mund të shkohen kollaj, me mjete dhe këmbë
Gjithmonë e më shumë kompani janë të interesuara në këtë projekt, pasi është një artikull i ri në shportën që ofrojmë.”

Përfaqesuesi i RCC, Nikolla Gaon thotë se ideja e “Shtegut të Monumenteve Ballkanike” kërkon të mbajë turistin të interesuar për rajonin, duke sjellë përfitim ekonomik për çdo vend të tijin.

“Me zhvillimin e këtij shtegu, ne po krijojmë një produkt të ri të turizmit kulturor. Që shpresojmë të sjellë më shumë vizitorë në Ballkanin Perëndimor dhe që të qëndrojnë më gjatë në Ballkan jo vetëm për të vizituar një vend. Nëse njerëzit vijnë në Bosnje, me këtë gjurmë, do kenë interes të lëvizin në Mal te Zi, në Shqipëri dhe më pas në Maqedoni. Pra lidhja tematike është ideja bazë e ”Shtegut të Monumenteve Ballkanike” tha Nikola Gaon nga Këshilli Rajonal për Bashkëpunim (RCC).

Sipas Eksperit Nikos Parastatidis ajo çfarë duhet parë përtej monumenteve, ka të bëjë me bashkëpunimin mes vendeve të rajonit ballkanik dhe mundësinë që ato të zhvillohen në ekonomitë e tyre.

“Ky shteg për momentin është në 6 vende por që gjithshtu do të përfshijë dhe 2 vendet që janë pjesë e BE-së. Kjo do të bashkojë vendet në rajon dhe do t’i ndihmojë ata të komunikojnë më mirë. Sigurisht që ka potencial për t’i zhvilluar , për t’i bërë më të mirë, për t’i ndihmuar në infrastrukturë. Shtegu do të ndihmojë në zhvillimin e vendeve dhe ato duhet ta bëjnë këtë gjë, sepse vendet e rajonit kanë nevojë që të bashkëpunojë mes tyre.”

Në Panairin Ndërkombëtar të Turizmit në Beograd, më i madh i turizmit në Evropën Jug-Lindore, RCC kishte stendën e saj ku iu mundësohet operatoreve nga rajoni të promovojnë dhe shesin më së miri turnet e tyre kulturore dhe aventureske që përfshijnë pjesë të ndryshme të Ballkanit Perendimor.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: