Strukturat e Mbrojtjes së territorit në Sarandë kanë nisur prishjen e ndërtimeve pa leje në Ksamil. Deputeti socialist Alket Hyseni ka publikuar pamjet nga operacioni i Inspektoratit Vendor të Mbrojtjes së Territorit dhe policisë bashkiake, teksa deklaron se nuk ka kompromis me asnjë ndërtim pa leje, zënie territori me kioska, rrethime apo mbjellje pemësh në kundërshtim me ligjin dhe në dëm të natyrës dhe territorit.

Ai iu bëri thirrje banorëve të mbështesin strukturat e bashkisë Sarandë.

“Në Ksamil, shteti në këmbë për mbrojtjen e territorit. Nuk ka kompromis me asnjë ndërtim pa leje, zënie territori me kioska, rrethime apo mbjellje pemësh në kundërshtim me ligjin dhe në dëm të natyrës dhe territorit.
Ju bëj thirrje banorëve të jenë vigjilentë dhe të njoftojnë dhe përkrahin strukturat e Bashkisë Sarandë, IKMT dhe Policisë së Shtetit në ushtrimin e detyrës”, shkruan Hyseni.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb