Arteriet koronare janë enët e mëdha të gjakut që furnizojnë zemrën me gjak të oksigjenuar. Sëmundja e arteriereve koronare shfaqet kur ato preken nga ateroskleroza apo dëmtohen. Zhvillimi i pllakave aterosklerotike ngushton arteriet koronare duke kufizuar furnizimin e zemrës me gjak, gjë që shfaqet klinikisht me dhimbjen e gjoksit, vështirësi në frymëmarrje apo shenja të tjera. Sëmundja e arterieve koronare zhvillohet ngadalë duke mos u vene re dhe shpesh shfaqet me atakun kardiak. Kardiologia Manjola Liko shpjegon për lexuesin e gazetës Shëndet+ se cilat janë komplikcionet që vijnë prej kësaj sëmundje dhe sesi duhet të sillemi kur na shfaqen simptoma që shkaktojnë diskomfort në gjoks.

Çfarë është sëmundja e arterieve koronare?
Sëmundja e arterieve koronare është sëmundje që prek enët e vogla të gjakut, që ushqen vetë muskulin e zemrës me gjak. Kjo sëmundje shfaqet si pasojë e ngushtimit të arterieve koronare. Këto arterie dalin nga aorta dhe janë dy: arteria koronare e djathtë dhe arteria koronare e majtë, e cila furnizon me gjak deri në 70% të muskulit të zemrës. Zhvillimi i kësaj sëmundje ndodh gradualisht ndër vite. Jo çdo indivd është i prirur për ta zhvilluar këtë proces arterosklerotik që në rininë e hershme. Por, ka njerëz që kanë një predispozitë gjenetike. Ata që vuajnë nga tensioni, diabeti, abuzuesit e duhanit, alkoolit etj. janë më të prirur për ta zhvilluar më herët këtë proces. Sa më herët të kenë këto abuzime gjatë jetës, aq më herët mnud të nisë ky proces të zhvillohet gradualisht dhe në moshat mbi 50 vjeç mund të paraqitet në formën e sëmundjes, me simptoma dhe me probleme.

Simptomat
Simptoma klasike është dhimbja e gjoksit megjithatë mbi 25% e njerëzve që vdesin nga sulmi në zemër, nuk kanë simptoma paralajmërues. Por edhe dhimbjet nuk përjetohen njësoj tek të gjithë njerëzit. Dikush e përjeton me një shtrëngim në gjoks , dikush e përjeton me një mpirje të krahut të majtë, dikush tjetër me një shtrëngim në pjesën e poshtme të nofullës, me një shtrëngim në fyt etj. Tipike është që ky diskomfort në gjoks të shfaqet gjatë ecjes ose gjatë një sforcimi fizik sepse atëherë ena koronare duhet të çojë me shumë gjak drejt muskulit ose drejt asaj zone ku ajo është përgjegjëse. Dikush edhe mund ta neglizhojë, të niset niset nga idea që ka një shtrëngim të thjeshtë që vjen nga një ftohje muskulare apo ta vlerësojnë si reumatizmale dhe e lënë në neglizhencë. Por gjatë kohës këta njerëz mund te zhvillojnë infarkt të miokardit.
Infarkti është gjendja më madhore që jep smëundja e arterieve koronare.
Tanimë njerëzit janë më vigjilent ndaj këtyre sëmundjeve, duke dëgjuar veçanërisht që tani ndodhin më shumë raste të papritura, vdekje të reja.

Pse ndodh vdekja e papritur?

Vdekja e papritur ka shumë arsye se pse mund të ndodhë. Një nga arsyet kryesore është infarkti i miokardit , arsye tjetër është disertacioni i aortës, është një çarje e murit të aortës e cila mund të japë vdekje të papritur tek pacientë që janë hipertonikë dhe që kanë një zgjerim të aortës. Janë raste që kanë nevojë për ndërhyrje por ata nuk e dinë që e kanë këtë problem në organizëm dhe një krizë hipertensive bëhet shkak për çarjen e aortës. Shumica e tyre përfundojnë në vdekje të papritur pa e kuptuar nga se ky njeri vdiç. Një arsye tjetër janë edhe aritmitë. Aritmia ventrikulare është një nga shkaqet që çon drejt vdekjeve të parpitura. Janë sëmundjet kongjenitale që mund të japin vdekje të papritura, sëmundje të vetë muskut të zemrës, kardiomiopatitë etj.

Diagnoza
Kontrolli te mjeku është kryesor. Chek-up-i është shumë i rëndësishëm tek të gjithë. Doktori do të njihet me historinë mjekësore të pacientit. Pasi bën vizitën mjeku e rekomandon pacientin të bëjë analiza si elektrokardiogram, provën ushtrimore, skaner, kateterizim kardiak etj. Këto teste do ta ndihmojnë mjekun që të vlerësojë shtrirjen e sëmundjes koronare, efektin që ka ajo në zemër dhe trajtimin më të mirë për ju.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb