Sëmundjet e zemrës mbeten shkaku kryesor i vdekjeve në mbarë botën dhe shumë prej nesh ndihen të mbingarkuar kur bëhet fjalë për të marrë masa për ta mbajtur zemrën të shëndetshme. Por lajmi i mirë është që nuk ke nevojë për orë të gjata stërvitjeje apo dieta ekstreme. Ndonjëherë mjaftojnë disa ndryshime të thjeshta për të bërë diferencën.

Eliminimi i disa ushqimeve që i bëjnë keq zemrës. Ja cilat janë ato:

1.Proshuta

Për dashamirësit e proshutës, ky lajm mund të jetë paksa i hidhur: ky ushqim është ndër më të dëmshmit për shëndetin e zemrës. Procesi i përgatitjes së proshutës përmban shumë kripë, që rrit presionin e gjakut dhe shkakton inflamacion. Gjithashtu, gjatë gatimit çlirohen disa substanca që mund të dëmtojnë enët e gjakut.

Kjo nuk do të thotë që duhet t’i thuash lamtumirë përgjithmonë, por ndoshta është mirë ta ruash për raste të rralla dhe të shmangësh mishrat e përpunuar në përgjithësi.

2.Patatet e skuqura

Patatet e skuqura janë të ngarkuara me yndyrna të dëmshme dhe kripë, që ndikojnë negativisht në presionin e gjakut dhe rrisin rrezikun për sëmundje të zemrës. Për më tepër, vaji që përdoret shpesh riciklohet, duke e bërë ushqimin edhe më të pasur me yndyra trans – armiku kryesor i zemrës.

3.Buka e bardhë

Edhe buka e bardhë është një nga armiqtë e fshehur të shëndetit të zemrës. Ajo mund të shkaktojë rritje të shpejtë të sheqerit në gjak, rezistencë ndaj insulinës dhe shtim në peshë – të gjitha këto lidhen me një rrezik më të lartë për sëmundjet e zemrës.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb