Shefi i Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) në Kosovë, Michael Davenport, ka cilësuar shtyrjen e zgjedhjeve në veri të Kosovës, vendim i marrë ditën e sotme,  si një mundësi e mirë për të bashkëbiseduar dhe ulur tensionet me Serbinë.

Përmes një postimi në Twitter, Davenport e ka cilësuar këtë rast si një mundësi mirë dialogu për të ulur tensionet.

“Përshëndes vendimin e presidentes Osmani dhe të liderëve të partive politike për të shtyrë mbajtjen e zgjedhjeve për kryetarë komune dhe ato për asambletë komunale në veri të Kosovës. Të gjithë duhet ta shfrytëzojnë këtë mundësi për të ulur tensionet dhe për t’u përqendruar në dialog”, ka shkruar ai.

Kujtojmë se zgjedhjet në veri të Kosovës u vendosën të mbahen në 23 prill të vitit të ardhshëm.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb