GJKKO ka shtyrë sot seancën për presidentin e Partisë së Lirisë, Ilir Meta i cili kërkon të dalë nga qelia.

Avokati i tij, Kujtim Cakrani në një prononcim për mediat, ka rrëfyer se Meta ndodhet në gjendje perfekte dhe i është rikthyer normalitetit pas dënimit nga Komisioni i Burgut 313.

Sipas tij, ish-presidenti bën palestër dhe ushtrohet sistematikisht, edhe pse në burg.

Avokati ka shtuar se kreu i PL është arrestuar me urdhër të Ayatollahut të Tiranës, duke nënkuptuar kryeministrin Edi Rama.

Presidenti i PL u dënua me 10 ditë ndalim stërvitje në ambientet e burgut si dënim pasi foli live përmes telefonit në një emision televiziv.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb