Davide Astori u nda në mënyrë të papritur dje nga jeta, teksa gjendej në gjumë në hotel. E gjithë bota e futbollit dhe jo vetëm, është në zi për këtë humbje të madhe të fushave të blerta.

Astori ishte i grumbulluar edhe në ndeshjen e Italisë, që axurrët zhvilluan në Shkodër ndaj Shqipërisë. Ai ishte mes të grumbulluarve të Venturës, dhe në një moment teksa dilte nga hoteli, përshëndeste me dorë tifozët shqiptarë që kishin dalë ta ndiqnin.

Burimi: http://www.panorama.com.al/sport/video-ja-si-davide-astori-pershendeste-shqiptaret-ne-shkoder-kur-erdhi-me-italine/

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: