SHBA

Gwen Stefani dhe Blake Shelton janë në kërkim të një nëne surrogate që të mbajë fëmijën e tyre. Këngëtarja e njohur dhe partneri i saj kanë treguar se së fundmi kanë vendosur të bëhen prindër dhe mënyra më e mirë që kanë zgjedhur është nëpërmjet nënës surrogate.

Burime për ‘US Weekly” kanë treguar se ata janë në fazën e fundit të përzgjedhjes dhe janë shumë të emocionuar për këtë gjë. Gwen ka tre djem nga martesa e saj e parë, por tani që është 49 vjeçe ka vendosur që të bëjë një fëmijë me Blake.

Ky i fundit është shumë i lumtur me tre fëmijët e Gwen por ia ka dëshirë të madhe të bëhet baba është shprehur burimi për revistën amerikane. Gwen Stefani dhe Blake Shelton janë në një lidhje që prej vitit 2015.
(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb