Është kapur një sasi e madhe droge në Greqi. Autoritetet e vendit fqinj raportojnë se në rrugën Ionia, pranë Artës, kanë tentuar të ndalojnë një motor që dyshohet se kontrollonte rrugën për një mjet tjetër që do të vinte më pas.

Drejtuesi i motorit, i identifikuar nga mediat si emigrant, ka tentuar t’i shmanget kontrollit, por është kapur dhe arrestuar.

Pas tij, vinte një furgon drejtuesi it ë cilit kishte shtuar shpejtësinë sapo kishte pikasur efektivët dhe më pas, kishte braktisur mjetin duke u larguar me vrap në një zonë bujqësore. Disa orë më vonë policia ka bërë të mundur arrestimin e burrit. Brenda furgonit, janë gjetur 5 çanta që përmbanin 137 kg e 700 gramë marijuanë.

Gjatë hetimit u identifikua një shtetas grek që kishte organizuar transportin, gjithashtu gjatë kontrolleve fizike u sekuestruan edhe 9 celularë, 7 karta SIM dhe para.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: