Silvester Stallone është akuzuar për abuzim seksual ndaj një fanseje vetëm 16 vjeçe në kohën që xhironte një film në Las Vegas në vitin 1986.

Sipas një raporti policor të publikuar nga Daily Mail, ylli i Rocky ishte 40 vjeç kur një adoleshente, fanse e tij u abuzua seksualisht nga Stallone dhe truproja i rij Michael ‘Mike’ De Luca në një dhomë të hotelit Hilton, në Las Vegas.

16-vjeçarja ka pohuar se ka bërë seks me Satallonen dhe se ky i fundit kishte ftuar edhe truprojën e tij t’u bashkohej. Në raport thuhet se të dy meshkujt e kishin detyruar minorenen të kryente seks oral me ta.

Skandali vjen në vazhdën e denoncimeve të shumta që kanë shpërthyer në drejtim të figurave të njohura të Hollivudit për ngacmime seksuale.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb