Nevina Shtylla është treguar gjithnjë e rezervuar për atë çka ndodh në jetën e saj private. Së fundmi ajo është përfoluar se është ndarë me juristin Arbër Myftari, pas një lidhje disa vjeçare, me të cilin dyshohej se mund të ishin fejuar.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Nga ana tjetër, nuk kanë munguar dhe disa deklarata të Nevinës ku ka nënkuptuar se është ndarë. Si qëndron e vërteta dhe si i ka punët me zemrën aktualisht? Nevina është single dhe e ka pranuar në një intervistë për “Revista Who”.

“Zemra ime është gjithnjë plot. Kam një familje që për mua është kuptimi i çdo dite, pa ta s’do bëja dot. Kam shoqëri tek e cila besoj dhe gjej suport gjithnjë. Është dhe ai lloji i dashurisë pak më ndryshe nga këto, por që për momentin nuk ia ndjej mungesën” – është shprehur ajo.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: