Fëmijët nuk kanë nevojë vetëm për ushqim që të rriten e zhvillohen. Një aspekt vendimtar për aftësimin e tyre psiko-motor është loja. Duke folur për “Vila24” moderuar nga Brunilda Lahe, psikologu David Kreschmer tha se loja është “puna” për fëmijët e vegjël.

Ai këshillon organizimin e veprimeve të ndryshme, interaktivitetit dhe veçon objektet rrethanore me më shumë vlerë se lodrat e luksit. Sipas tij, çdo gjë për fëmijët mund të kthehet në një lodër.

Sipas tij bebet nga 0-3 muajsh kanë nevojë për ndërveprim dhe përcjellje të emocioneve përmes mimikës, nga 5-6 muajsh mund të kapin ushqime të buta me majat e gishtërinjve duke vepruar kështu në motorikën fine, apo edhe 9 muajsh që munden të zbrazin e të mbushin vetë kuti gjë që i ndihmon ata të kuptojnë vetë funksionin e gjërave që i rrethojnë. “Lërini fëmijët të eksplorojnë!” këshillon Kreschmer ndërsa vlerëson dhe lojën me fshehjen e lodrave të ndryshme për ta nxitur fëmijën t’i gjejë ato. Ai përsërit se duhet të jemi gjithë kohës në komunikim me të vegjlit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb