Bllokohet qarkullimi në pikat kufitare Kakavijë dhe Kapshticë, ndërsa mësohet se shkak janë bërë punimet në sistemimin e të dhënave nga pala greke.

Që prej orës 09:00 deri në 18:00 do të bllokohet qarkullimi në këto pika kufitare. Sakaq, mësohet se do të lejohen kalimet vetëm për ata që kanë shtetësi greke.

“Deri në orën 10:30 do të bllokohet qarkullimi në pikën kufitare në Kakavijë, shkak janë punimet në sistemin e të dhënave nga pala greke. Situata duket se ka ndikuar në reduktimin e qarkullimit, pasi është shënuar një rënie e ndjeshme. Lëvizjet kanë qenë të pakta, pasi qarkullimi ka qenë i ndaluar pas një vendimi të dhënë nga pala greke.  Deri më tani numri i automjeteve që kanë kaluar, në dalje ka qenë rreth 10-15, i cili është tepër i ulët në krahasim me përditshmërinë. Mësohet se kjo situatë nuk ka lidhje me festën e 7 Marsit. Vetëm shtetasit e pasaportë greke do të lejohen të kalojnë për në Greqi”, raportoi live gazetarja Brikena Mataj.

Nga pika kufitare e Kapshticës raportoi gazetarja, Lorena Kodra.

“Në pikën kufitare të Kapshticës do të instalohet një sistem i ri. Qarkullimi do të jetë i bllokuar deri në orën 18:00, ku janë lajmëruar dhe shtetasit. Kemi informacion se tre mjete janë kthyer, pasi kjo pikë nuk punon. Kanë kaluar vetëm ato mjete që kanë pasaportizim grek”, raportoi gazetarja.

 

(BalkanWeb)

 

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb