Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, në një intervistë për Zërin e Amerikës foli për ftesën e tij në inaugurimin e Presidentit amerikan Donald Trump në Uashington, situatën e Shqipërisë në prag të zgjedhjeve në qershor si dhe kërkesat që ka opozita për këto zgjedhje.

I pyetur nga gazetari Arben Xhixho në lidhje me spekulimet për mënyrën se si vijnë zyrtarët në Uashington duke qenë se nuk ka ftesa zyrtare, Basha tha se kishte një numër ftesash nga kongresmenët e Partisë Republikane në SHBA për të gjitha aktivitetet që do të zhvillohen në ditën e inaugurimit të Trump.

“Jam ftuar në ceremoninë e nga anatërarë të mazhorancës e Partisë Republikane, jam ftuar nga Ted Cruz , kam dhe një numër ftesash nga kongresmenë të Partisë Republikane për disa aktivitete , janë të papaguara. Jam zyrtarisht i ftuar nga Komiteti anëtar Republikan,” tha Basha.

Reforma zgjedhore është në qendër të debatit, mendoni se është vonë për votimin elektronik?
Debati ka nisur që në vitin 2011, por ne kemi bërë kërkesën në 17 maj 2016 e cila është zyrtarizuar, por bisedimet kanë qenë më herët.
Komisioni i reformues është i barabartë, mendoni se votimi elektronik mund të bëhet në këto 5 muaj?
Detyra jonë është për zgjedhje të lira dhe të ndershme.
Partia juaj ka të njëjtat figura, ndërsa jeni para zgjedhjeve. Mendoni se kjo mund të bëjë problem?
Partia Demokratike ka qenë në transformim të vazhdueshëm. Politika nuk është çështje moshe. Kushdo që ka vlera mund të kontribuojë në PD.
Nuk dua te ndalem shumë në meritat apo vlerat e miratimit të reformës në drejtësi, mendoni se kundërshtimi që i keni bërë këtyre ligjeve mund ta dëmtojë imazhin e PD?
Absolutisht jo, ne kemi qenë gjithmonë për reformën në drejtësi. Ne kemi kundërshtuar një drejtësi në duart e pushtetit. Ne kemi marrë përgëzime nga drejtues të lartë të SHBA-së. Ata mbështesin shtetin e së drejtës dhe shtetin ligjor. Dua të ndaj kënaqësinë e madhe për pjesëmarrjen time ne inaugurimin e Trump në Shtëpinë e Bardhe. Për PD me ardhjen e Trump nis erë e re ndryshimi, jo vetëm për SHBA, por edhe për Shqipërinë.

(d.d/e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb