Së paku 24 njerëz u raportuan të vrarë nga sulmet vetëvrasëse në verilindje të qytetit të Nigerisë, Mubi.

Shpërthimet ndodhën në dhe përreth një xhamie, derisa besimtarët bëheshin gati për faljet e pasdites.
Përgjegjësinë për sulmet nuk e ka marrë ende askush, por grupi militant Boko Haram, në të kaluarën, ka kryer sulme në Mubi.

Boko Harami po bën fushatë të dhunës, në përpjekje për të krijuar një shtet islamik në veri të Nigerisë, qysh në vitin 2009.

Dhuna ka lënë të vrarë mbi 20,000 njerëz dhe ka zhvendosur mbi dy milionë të tjerë. Boko Harami sulmon shpesh xhamitë, predikuesit e të cilave nuk pajtohen me pikëpamjet e tij.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: