SHBA – Facebook ka bllokuar një shtëpi ankandi në Australi në publikimin e një pikture të dy vajzave nudo. Punimi i Charles Blackman, “Women Lovers” tregon dy femra nudo të shtrira në krevat dhe pranë tyre ndodhet një mace.

2026

Shtëpia e ankandit, Mossgreen është përpjekur të promovojë këtë pikturë në rrjetin social, por Facebook-u ka refuzuar për “reklama për produkte të rriturish apo shërbime” shkruan Theguardian.

Shefi ekzekutiv i kësaj shtëpie ankandi, Paul Summer thotë se ky vendim është “qesharak”.“Kjo është një pamje e mrekullueshme dhe nuk është aspak seksuale në çdo formë. Duket sikur kthehemi pas në vitet 1950. Është qesharake të censurosh këto gjëra”-ka thënë ai

Facebook thotë se vendimi i saj është final, edhe pse Mossgreen i ka ripostuar pamjet e pikturës. “Reklama të tilla çojnë në ndenja negative të përdoruesve dhe ne kemi zero tolerancë ndaj publikimeve të tilla”, ka thënë Facebook në një mesazh.

(er.cu./BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb