Nga: ERJON SKENDAJ*


TIRANË- Talenti shqiptar i ekipit Southeast, Eugert Zhupa është fituesi i Kampionatit Kombëtar të Ciklizmit të mbajtur në datat 24-25 qershor, duke kapur vendin e parë në të dyja garat, atë të kronometrit individual dhe rezistencës.

Kundër vendimit të gjyqtarëve ka dalë ciklisti i renditur në vendin e dytë Iltjan Nikaj, i cili nuk ka denjuar as të ngjitet në podium duke rrezikuar kësisojë një masë të rëndë disiplinore deri në përjashtim nga garat.

Një performancë shumë pozitive dha edhe ekipi shkodran që arriti të fitonte vendin e parë dhe të tretë në disiplinën e kronometrit individual për moshat 14 deri në 16 vjeç, ku në krye u rendit ciklisti Bruno Kola.

Talenti shqiptar i ekipit Southeast, Eugert Zhupa ka vulosur fitoren e tij në kampionatin shqipëtar të ciklizmit duke u shpallur fitues i kategorisë elite për të dyja disiplinat kronometrin individual dhe rezistencës. Pas një gare tepër të fortë të rënduar edhe nga temperaturat e larta zhupa ka arritur të lërë pas në sprintin final 2 rivalët kryesorë të tij Iltjan Nikaj dhe Redi Halilaj që bashkë me Zhupën garojnë në Itali.

Ky rrezultat nuk ka gëzuar Nikajn që nuk ka denjuar as të ngjitet në podium për të marrë medaljen me pretendimin e se fituesi I garës i kishte zënë rrugën pavarësisht vendimit të gjyqtarëve pro zhupës.
Pas këtij rebelimi të ciklistit me shumë gjasë pritet edhe një përjashtim i tij nga federata që edhe më herët e ka paralajmëruar për gjeste antisportive.

Në përmbyllje të kampionatit Kombëtar të Ciklizmit Një performancë shumë pozitive dha edhe ekipi shkodran që arriti të fitonte vendin e parë dhe të tretë në disiplinën e kronometrit individual për moshat 14 deri në 16 vjec, ku në krye u rendit ciklisti Bruno Kola i cili arriti të fitojë edhe në garën e rezistncës ndaj shokut të skuadrës Sokol Murana dhe fierakut Amarildo Goga.

Gara e të rinjve u fitua nga ciklisti Glidi Jaku, që ka garuar me veten pasi nuk ka patur shqetësim nga asnjë prej ciklistëve të kategorisë së tij. Kampionati kombëtar i Ciklizmit pason rrethin e 73 ciklistik të shqipërisë të zhvilluar në datat 14 deri 19 qershor.
(ma.ar/News24/BalkanWeb)

Etiketa: