Trajneri i Tiranës, Erbim Fagu dha mendimin e tij pas barazimit pa gola me Vllazninë.

“Bëmë një ndeshje të mirë kundër një kundërshtari të fortë. Bëmë disa gabime në lojë, patëm shanse për gol por presioni na bëri të mos jemi të qartë. Do të luajmë deri në fund, matematika na e lejon vendin e 4-të dhe do të bëjmë gjithçka.

I dështuar do të jetë nëse nuk e arrijmë objektivin. Dihet që kemi objektiv titullin gjithnjë. Kjo formulë e re na e lejon. Do të bëjmë maksimumin në javën e fundit dhe të shohim rezultatet e tjera.

Vllaznia ishte agresive, neve na mungoi në pjesën e parë. E rregulluam në të dytën por nuk bëmë gola. Ndeshje e përgatitëm për ta fituar por duke qenë të kujdesshëm pasi humbja na nxirrte jashtë loje. Në pjesën e parë ishim me rezerva në lojë, nuk kishim agresivitet. Në të dytën më mirë, por nuk arritëm të shënonim.

Peng në këtë aventurë? Mund të kem shumë, me Skënderbeun kur ishte me 10 veta duhet ta kishim fituar”, tha Fagu.

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: