Nga: ERMELINDA HOXHAJ*
TIRANE – Hyn në fuqi vendimi për miratimin e kritereve, rregullave dhe procedurave për përfitimin e pensioneve shtetërore suplementare të personave që kryejnë funksione kushtetuese dhe të punonjësve të shtetit. Në vendimin nr. 548, datë 27.7.2016, i cili u botua dje në Fletoren Zyrtare, është miratuar lista me 38 institucionet qendrore buxhetore, funksionarët dhe punonjësit e të cilëve janë subjekte përfituese nga skema e sigurimit shtetëror suplementar. Listën e institucioneve dhe funksionarët përfitues i keni të plota në tabelat bashkëngjitur shkrimit. Në këto institucione bëjnë pjesë: Presidenca, Kuvendi i Shqipërisë, Kryeministria, Gjykata e Lartë, Prokuroria e Përgjithshme, ministritë, KLSH, SHISH, Avokati i Popullit, KQZ, ILDKP, Akademia e Shkencave, KLD etj. Sipas vendimit, këto funksione kushtetuese dhe detyra në administratën publike do të njihen si vite shërbimi. Ky vendim prek edhe ushtarakët dhe efektivët e Policisë së Shtetit. Vite shërbimi për efekt të përfitimeve sipas këtij ligji, për funksionet “Shef i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura”, “Gjeneral i Forcave të Armatosura” dhe “Punonjësit e Policisë së Shtetit të rolit madhor” do të njihen vitet e punës në këto funksione nga data e hyrjes në fuqi të ligjit nr.27/2015. Vendimi përcakton se personave të punësuar në institucionet qendrore buxhetore, të cilët kanë paguar kontribute suplementare, pavarësisht ndryshimit të emërtimit të institucionit, e gjithë periudha për të cilën janë derdhur këto kontribute, do t’u njihet si vjetërsi shërbimi.
Pagesa & dokumentet
“Institucionet e përcaktuara në lidhjen nr.1 të këtij vendimi, në listëpagesën që dorëzojnë pranë organeve tatimore janë të detyruara t’u përmbahen emërtimeve të funksioneve/pozicioneve/detyrave të përcaktuara në lidhjen nr.2, bashkëlidhur këtij vendimi. Për emërtimet e funksioneve apo pozicioneve të personave të punësuar, që do të përfshihen për herë të parë në skemën e sigurimeve suplementare apo janë të përfshirë, por ndryshojnë grupimin përkatës, sipas përcaktimeve të lidhjes nr.2, që i bashkëlidhet këtij vendimi, duke filluar nga data e hyrjes në fuqi të këtij vendimi e në vazhdim, kontributet për sigurimin suplementar duhet të derdhen sipas përqindjeve të miratuara në legjislacion, në bazë të grupimit ku ata bëjnë pjesë. Vitet e punës të kryera në një nga funksionet apo detyrat e pasqyruara në lidhjen nr.3, do të njihen deri në datën e hyrjes në fuqi të këtij vendimi”, përcaktohet në VKM-në nr.548 (lidhjet nr.1, 2 dhe nr.3 i keni bashkëngjitur shkrimit). Po ashtu, në vendim përcaktohet se personat e interesuar për të përfituar pagesë kalimtare(përfitohet pas ndërprerjes së funksionit) apo pensione shtetërore suplementare duhet të paraqesin pranë organeve të sigurimeve shoqërore, kërkesën për përfitim, të shoqëruar me dokumentacionin e nevojshëm për këtë qëllim, siç janë: vërtetim nga qendra e punës për largimin nga funksioni a detyra; vërtetim/e nga qendra/t e punës për funksionet a detyrat e kryera, për të cilat i lind e drejta për pension, dhe vitet e shërbimit për funksionin a detyrën; vërtetim për vitet e shërbimit në funksion apo detyrë; vërtetim për pagën referuese; deklaratë nëse është i punësuar dhe pagën që merr ose deklaratë që nuk është i punësuar; vërtetim të gjendjes gjyqësore. Sipas vendimit, për ata persona që kanë kryer funksione kushtetuese dhe punonjësit e administratës publike, institucionet e të cilave janë suprimuar apo nuk ekzistojnë më, dokumentacioni për vjetërsinë në shërbim do të plotësohet nga Arkiva Qendrore e Institutit të Sigurimeve Shoqërore. “Personat të cilët në të njëjtën kohë, ushtrojnë një detyrë apo funksion që bën pjesë në ligjin nr.8097, datë 21.3.1996, si dhe bëjnë pjesë në një skemë tjetër suplementare apo trajtim të veçantë, për efekt të derdhjes së kontributeve dhe përfitimeve, nga data e hyrjes në fuqi të ligjit nr.27/2015 e në vazhdim kanë të drejtë të zgjedhin njërën nga skemat”, sqarohet në vendimin e qeverisë.

Pensionet suplementare, institucionet dhe funksionet përfituese
LISTA E INSTITUCIONEVE QENDRORE BUXHETORE Lidhja nr. 1
Lidhja nr. 2
LISTA E FUNKSIONEVE KUSHTETUESE DHE DETYRAVE NË ADMINISTRATËN PUBLIKE, PËR TË CILAT VITET E PUNËS TË KRYERA DO TË NJIHEN SI VITE SHËRBIMI PËR EFEKT TË PËRFITIMIT TË PENSIONEVE SHTETËRORE SUPLEMENTARE SIPAS LIGJIT NR. 8097, DATË 21.3.1996, TË NDRYSHUAR

Për grupin e parë germa “a”, pika 8, e nenit 1, të këtij ligji:
President i Republikës; Kryetari i Kuvendit;
Kryetar i Këshillit të Ministrave/Kryeministër;
Zëvendëskryetar i Këshillit të Ministrave/zëvendëskryeministër; Anëtar i Këshillit të Ministrave/ministër;
Zëvendëskryetar i Kuvendit

Personat e barazuar me anëtarët e Këshillit të Ministrave janë:
Kryetari i Gjykatës Kushtetuese; Prokurori i Përgjithshëm;
Shef i shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura; Kryetari i Kontrollit të Lartë të Shtetit;
Kryetari i Shërbimit Informativ Shtetëror; Guvernator i Bankës së Shqipërisë.
Për grupin e parë germa “b”, e pikës 8, të nenit 1, të këtij ligji:
Deputetët e Kuvendit;
Anëtarët e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve; Anëtarët e Gjykatës Kushtetuese;
Anëtarët e Gjykatës së Lartë; Avokati i Popullit;
Inspektor i Përgjithshëm i Inspektoratit të Lartë të Kontrollit dhe Deklarimit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesit;
Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të dhënave Personale; Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi;
Komisioneri për Mbikëqyrjen e Shërbimit Civil; Zëvendëskryetari i Këshillit të Lartë të Drejtësisë; Gjeneralët e Forcave të Armatosura;
Punonjës të Policisë së Shtetit të rolit madhor.
Për grupin e dytë germa “a”, e pikës 9, të nenit 1, të këtij ligji:
Sekretar shteti1; Zëvendësministër;
Zëvendësprokuror i përgjithshëm2;
dhe personat e tjerë të barazuar me ta, si më poshtë:
Avokati i Përgjithshëm i Shtetit;
Kryetar i Autoritetit të Mediave Audiovizive; Zëvendëskryetar i Autoritetit të Medias Audiovizive; Anëtar i Autoritetit të Medias Audiovizive;
Kryetari i Arbritrazhit të Lartë Shtetëror3; Kryetari i Akademisë së Shkencave; Drejtori i përgjithshmen i RTV-së; Drejtori i ATSH-së;
Drejtor departamenti pranë Kryeministrisë; Drejtor i Departamentit të Administratës Publike; Komisioner në Avokatin e Popullit; Zëvendëskryetari i Shërbimit Informativ Shtetëror; Drejtor i përgjithshëm i Tatimeve;
Drejtor i përgjithshëm i Doganave;
Drejtori i përgjithshëm i Institutit të Sigurimeve Shoqërore;
Drejtori i përgjithshëm i Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor; Drejtori i përgjithshëm i Rezervave Materiale të Shtetit;
Drejtori i Agjencisë së Prokurimit Publik; Drejtori i Drejtorisë së Shërbimeve Qeveritare; Drejtor i përgjithshëm i Institutit të Statistikave;
Zëvendësguvernatori i Bankës së Shqipërisë; Inspektor i përgjithshëm i Bankës së Shqipërisë; Kancelar i Gjykatës së Lartë;
Kryeinspektor i Inspektoratit të Këshillit të Lartë të Drejtësisë; Prefekti;
Kryetari i Këshillit të Qarkut; Kryetari i Bashkisë;
Drejtor i përgjithshëm i Institutit të Integrimit për të Përndjekurit Politikë;
1 Nuk ekziston më, por është në ligj. 2 Nuk ekziston më, por është në ligj. 3 Nuk ekziston më, por është në ligj.

Inspektor i përgjithshëm i Shërbimit Informativ Shtetëror;
Kryetari i Autoritetit të Konkurrencës;
Anëtar i Komisionit të Konkurrencës në Autoritetin e Konkurrencës;
Sekretar i Përgjithshëm në: Presidencë;
Kuvend;
Këshillin e Ministrave/Kryeministri; Ministritë e linjës;
Prefekturë; Këshillin e rrethit; Këshillin e qarkut; Bashki.
Drejtor/shef kabineti i: Presidentit;
Kryetarit të Kuvendit;
Kryetarit të Këshillit të Ministrave/Kryeministrit; Zëvendëskryetarit të Këshillit të Ministrave/zëvendëskryeministrit; Ministrit;
Institucioneve qendrore buxhetore, kushtetuese dhe të pavarura (sipas listës së institucioneve të lidhjes nr. 1, bashkëlidhur këtij vendimi).
Këshilltar/zëdhënës në kabinetin e: Presidentit;
Kryetarit të Kuvendit;
Kryetarit të Këshillit të Ministrave/Kryeministrit; Zëvendëskryetarit të Këshillit të Ministrave/zëvendëskryeministrit. Ndihmës i:
Presidentit; Kryeministrit; Zëvendëskryeministrit.
Drejtor i përgjithshëm në Kuvend Këshilltar i grupit parlamentar
Për grupin e dytë germa “b”, e pikës 9, të nenit I të këtij ligji:
Zëvendëskryetari i Akademisë së Shkencave; Sekretar Shkencor në Akademinë e Shkencave; President i Komitetit Olimpik Shqiptar; Avokat Shteti;
Shef i protokollit dhe ceremonisë në Presidencë; Shef i zyrës së pritjes së popullit në Presidencë; Përgjegjës i Sektorit në Presidencë;
Sekretar i Presidentit;
Drejtor njësie në Kryeministri; Drejtor Shërbimi në Kuvend; Këshilltar në Kuvend;
Drejtor departamenti në institucionet qendrore buxhetore sipas listës së institucioneve të lidhjes nr. 1 bashkëlidhur këtij vendimi;
Drejtor i përgjithshëm në ministri dhe në institucionet qendrore buxhetore të pavarura të krijuara me ligj, sipas listës së institucioneve të lidhjes nr. 1 bashkëlidhur këtij vendimi;
Inspektor në Inspektoratin e Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesit; Drejtor i përgjithshëm i Agjencisë së Trajtimit të Pronës;
Zëvendësdrejtor i përgjithshëm në RTV; Drejtor i Televizionit;
Drejtor i përgjithshëm i Arkivave të Shtetit;
Autoriteti për Informim të Dosjeve të Sigurimit të Shtetit; Kryetar i AIDA-s;
Drejtor i Autoritetit Kombëtar Rrugor; Kryetar i Komitetit Shqiptar të Birësimeve;
Drejtor në Drejtorinë e Përgjithshme të Aviacionit Civil; Zëvendësdrejtor i përgjithshëm i Institutit të Sigurimeve Shoqërore;
Zëvendësdrejtor i përgjithshëm i Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor;

Drejtor i përgjithshëm i Meteorologjisë;
Drejtor i përgjithshëm i Standardizimit;
Drejtor i Kodifikimit në Ministrinë e Drejtësisë; Drejtor i Inspektimit në Ministrinë e Drejtësisë; Zëvendësdrejtor i ATSH-së;
Zëvendësdrejtor i përgjithshëm i Institutit të Statistikës; Zëvendësdrejtor i Agjencisë së Prokurimit Publik; Zëvendësdrejtor i Drejtorisë së Përgjithshme të Arkivave; Zëvendëspresident i Komitetit Olimpik Shqiptar; Këshilltar/zëdhënës në ministri;
Këshilltar/zëdhënës në institucionet qendrore buxhetore të pavarura, të krijuara me ligj, sipas listës së institucioneve të lidhjes nr. 1, bashkëlidhur këtij vendimi;
Sekretar i Komitetit Olimpik Shqiptar;
Drejtor i përgjithshëm i Shërbimit Social Shtetëror; Drejtor i përgjithshëm i Shërbimit Kombëtar të Punësimit; Drejtor i përgjithshëm i Inspektoratit të Punës; Koordinator në Këshillin e Ministrave/Kryeministri; Kryeinspektor i Inspektoratit Qendror Teknik;
Oficer i Policisë Gjyqësore në Prokurorinë e Përgjithshme; Kryetari Gjykatës së Apelit për Krime të Rënda;
Kryetar i Gjykatës së Apelit;
Kryetar i gjykatës së shkallës së parë për Krimet e Rënda; Kryetar i gjykatës së shkallës së parë;
Gjyqtar i Gjykatës së Apelit për Krime të Rënda;
Drejtues i Prokurorisë pranë Gjykatës së Apelit për Krime të Rënda; Drejtues i Prokurorisë pranë Gjykatës së Apelit;
Drejtues i Prokurorisë pranë gjykatës së shkallës së parë për Krimet e Rënda; Drejtues i Prokurorisë pranë gjykatës së shkallës së parë;
Prokuror pranë Gjykatës së Apelit për Krime të Rënda; Zëvendëskryetar i Gjykatës së Apelit;
Zëvendëskryetar i gjykatës së shkallës së parë;
Zëvendësprokuror në prokuroritë pranë gjykatës së shkallës së parë; Inspektor në Këshillin e Lartë të Drejtësisë;
Sekretar i Përgjithshëm në institucione të tjera qendrore buxhetore, të pavarura të krijuara me ligj, sipas listës së institucioneve të lidhjes nr. 1 bashkëlidhur këtij vendimi;
Drejtor Kabineti në institucione të tjera qendrore buxhetore, të pavarura të krijuara me ligj, sipas listës së institucioneve të lidhjes nr. 1 bashkëlidhur këtij vendimi.
Për grupin e dytë germa “c”, e pikës 9 të nenit 1, të këtij ligji:
Drejtor drejtorie në institucionet e lidhjes nr. 1, bashkëlidhur këtij vendimi; Komisioner i Avokatit të Popullit;
Kryeauditues në Kontrollin e Lartë të Shtetit; Ambasador i Republikës së Shqipërisë; Ministër fuqiplotë në ambasadë;
Auditues i lartë në KLSH;
Auditues i kategorisë së parë/auditues i brendshëm në Kontrollin e Lartë të Shtetit; Drejtor drejtorie në Drejtorinë e Përgjithshme të Institutit të Sigurimeve Shoqërore;
Drejtor drejtorie në Drejtorinë e Përgjithshme të Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor; Shef/përgjegjës sektori në institucionet e lidhjes nr. 1, bashkëlidhur këtij vendimi;
Konsull në konsullatat e Republikës së Shqipërisë; Ministër këshilltar në ambasadë;
Këshilltar në ambasadë; Sekretar i parë në ambasadë; Sekretar i dytë në ambasadë; Sekretar i tretë në ambasadë;
Zëvendëskryetar i Këshillit të Qarkut;
Jurist në Departamentin Juridik në Kryeministri; Nënprefekt;
Ndihmësinspektor në Inspektoratin e Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesit; Ndihmës/komisioner pranë Avokatit të Popullit;

Gjyqtar i Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda;
Prokuror pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda; Oficer i Policisë Gjyqësore në Prokurorinë për Krime të Rënda; Sekretar i Kryetarit të Kuvendit;
Sekretar i Kryeministrit.
Për grupin e dytë germa “d”, e pikës 9, të nenit 1, të këtij ligji:
Specialist/inspektor/auditues/koordinator/redaktor në institucionet e lidhjes nr. 1, bashkëlidhur këtij vendimi; Auditues i kategorisë së dytë në Kontrollin e Lartë të Shtetit;
Anëtar i Komitetit Shtetëror të Kulteve; Ndihmësligjor në Gjykatën e Lartë; Ndihmësligjor në Prokurorinë e Përgjithshme; Gjyqtarë në gjykatat e apelit;
Gjyqtar i Gjykatës Administrative të Apelit; Prokuror pranë gjykatave të apelit; Gjyqtarë në gjykatat e shkallës së parë;
Gjyqtar i Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë; Prokuror pranë gjykatave të shkallës së parë;
Hetues, oficer i Policisë Gjyqësore;
Sekretar i Sekretarit të Përgjithshëm në Presidencë; Sekretar i Kryetarit të Gjykatës Kushtetuese; Atashe në ambasadë;
Sekretar i drejtorit të Kabinetit në Presidencë; Sekretar i këshilltarit të Presidentit;
Sekretar i Kryetarit të Kuvendit;
Sekretar i zëvendëskryetarëve të Kuvendit; Sekretar i Grupit Parlamentar;
Sekretar i Sekretarit të Përgjithshëm në Kuvend; Sekretar i komisionit në Kuvend;
Sekretar për seancën plenare.

Lidhja nr. 3
LISTA PËR FUNKSIONET DHE DETYRAT, TË CILAT MERREN PËR BAZË PËR PËRFITIME SIPAS LIGJIT NR. 8097, DATË 21.3.1996, “PËR PENSIONET SHTETËRORE SUPLEMENTARE TË PERSONAVE QË KRYEJNË FUNKSIONE KUSHTETUESE DHE TË PUNONJËSVE TË SHTETIT”, I NDRYSHUAR
Për grupin e parë germa “a”, pika 8, e nenit 1, të këtij ligji: President i Republikës së Shqipërisë;
Kryetari i Kuvendit; Kryeministër; Zëvendëskryeministër;
Anëtarët e Këshillit të Ministrave; Zëvendëskryetari i Kryesisë së Kuvendit; Kryetari i Gjykatës Kushtetuese.
Personat e barazuar me anëtarët e Këshillit të Ministrave janë:
Kryetari i Komitetit të Shkencës dhe Teknologjisë; Kryetari i Gjykatës së Lartë;
Kryetari i Komitetit të ish-të Përndjekurve Politikë; Prokuror i Përgjithshëm;
Kryetari i Kontrollit të Lartë të Shtetit; Kryetari i Shërbimit Informativ Shtetëror;
Kryetar i Këshillit Kombëtar të Radios dhe Televizionit (VKM nr. 120, datë 8.3.2001); Guvernator i Bankës së Shqipërisë” (VKM nr. 120, datë 8.3.2001).
Për grupin e parë germa “b”, e pikës 8, të nenit 1, të këtij ligji:
Deputetët e Kuvendit;
Anëtarët e Gjykatës Kushtetuese; Anëtarët e Gjykatës së Lartë;

Anëtarët e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve; Avokati i Popullit.
Për grupin e dytë germa “a”, e pikës 9, të nenit 1, të këtij ligji:
Sekretarët e Shtetit; Zëvendësministrat; Zëvendësprokurorët e përgjithshëm;
Sekretar i Përgjithshëm i Avokaturës së Shtetit (VKM nr. 296, datë 8.5.2003); Avokat i Shtetit në Avokaturën e Përgjithshme (VKM nr. 296, datë 8.5.2003); Drejtor i Kabinetit të Zëvendëskryeministrit (VKM nr. 296, datë 8.5.2003); Këshilltar i zëvendëskryeministrit (VKM nr. 296, datë 8.5.2003);
Ndihmës i Presidentit (VKM nr. 296, datë 8.5.2003);
Anëtari Komisionit të Shërbimit Civil (VKM nr. 296, datë 8.5.2003);
dhe personat e tjerë të barazuar me ta si më poshtë:
Sekretar i Përgjithshëm i Kuvendit;
Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Ministrave; Sekretari i Përgjithshëm i Presidencës; Komisioner në Avokatin e Popullit;
Zëvendëskryetar i Këshillit Kombëtar të Radios dhe Televizionit (VKM nr. 120, datë 8.3.2001); Kryetari i Akademisë së Shkencave;
Kryetar i Komitetit të Zhvillimit dhe Turizmit; Kryetari i Komitetit Kombëtar të Energjisë;
Sekretari i Përgjithshëm i Kontrollit të Lartë të Shtetit; Drejtori i përgjithshëm i RTV-së;
Drejtori i ATSH-së;
Zëvendëskryetar i Komitetit të Shkencës dhe Teknologjisë; Drejtor i departamentit pranë Kryeministrisë;
Këshilltar i Kryeministrit;
Shef i Kabinetit të Kryeministrit; Zëdhënësi i Kryeministrit;
Zëvendëskryetari i Kontrollit të Lartë të Shtetit; Zëvendëskryetari i Shërbimit Informativ Shtetëror; Kryetari i Komisionit Shtetëror të Kthimit të Pronave; Drejtori i përgjithshëm i Institutit të Sigurimeve Shoqërore; Drejtori i përgjithshëm i Rezervave Shtetërore;
Drejtori i Agjencisë Kombëtare të Privatizimit; Drejtori i Agjencisë së Prokurimit Publik;
Drejtori i Drejtorisë Qendrore të Shërbimit Qeveritar; Drejtori i Institutit të Sigurimit të Kujdesit Shëndetësor; Drejtor i përgjithshëm i Drejtorisë së Tatimeve; Këshilltar i Kryetarit të Kuvendit;
Zëdhënës i Kuvendit;
Shef i Kabinetit të Kuvendit; Drejtor i përgjithshëm i Doganave;
Drejtor i përgjithshëm i Policisë Financiare; Drejtor i përgjithshëm i Policisë Tatimore;
Zëvendësguvernatori i Bankës së Shqipërisë (VKM nr. 120, datë 8.3.2001); Inspektor i përgjithshëm i Bankës së Shqipërisë (VKM nr. 120, datë 8.3.2001); Drejtor i përgjithshëm i Bankës së Kursimit;
Drejtor i përgjithshëm i Bankës Kombëtare Tregtare; Drejtor i përgjithshëm i Bankës Tregtare Agrare; Kancelar i Gjykatës së Lartë;
Prokuror i Gjykatës së Lartë; Kryetar i Gjykatës së Apelit Civil;
Kryeinspektor i Inspektoratit të Këshillit të Lartë të Drejtësisë (VKM nr. 120, datë 8.3.2001); Shef i Kabinetit të Presidentit;
Këshilltar i Presidentit; Zëdhënës i Presidentit; Prefekti;
Kryetari i këshillit të rrethit; Kryetari i këshillit të qarkut; Kryetari i Bashkisë;
Sekretar i Përgjithshëm i Gjykatës Kushtetuese; Ndihmës i Kryeministrit;
Kryetar i Komitetit Shtetëror për Kontrollin e Figurave të Zyrtarëve; Kryekoordinator në Departamentin e Koordinimit në Këshillin e Ministrave; Kryetari i Grupit Mbikëqyrjes të Shoqërive Huamarrëse;
Ndihmës i zëvendëskryeministrit; Sekretar i Përgjithshëm në prefekturë;
Sekretar i Përgjithshëm në këshillat e rretheve; Sekretar i Përgjithshëm në këshillin e qarkut; Sekretar i Përgjithshëm në bashki;
Drejtor i përgjithshëm i Institutit të Integrimit të të Përndjekurve Politikë; Inspektor i përgjithshëm i SHIK-ut;
Sekretar i Përgjithshëm në ministri;
Drejtor i Kabinetit të Avokatit të Popullit (VKM nr. 467, datë 23.6.2005);
Sekretar i Përgjithshëm i institucionit të Avokatit të Popullit (VKM nr. 467, datë 23.6.2005);
Drejtor i Kabinetit të Avokatit të Përgjithshëm të Avokaturës së Shtetit (VKM nr. 467, datë 23.6.2005);
Drejtor i Kabinetit të Inspektorit të Përgjithshëm në Inspektoratin e Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive (VKM nr. 467, datë 23.6.2005);
Inspektor i Lartë në Inspektoratin e Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive (VKM nr. 467, datë 23.6.2005);
Kryetar i njësisë bashkiake të Tiranës (VKM nr. 467, datë 23.6.2005);
Drejtor i Kabinetit të Kryetarit të Komisionit të Shërbimit Civil (VKM nr. 467, datë 23.6.2005); Sekretar i Përgjithshëm i Komisionit të Shërbimit Civil (VKM nr. 467, datë 23.6.2005);
Drejtor kabineti në ministri dhe në institucione qendrore/buxhetore (VKM nr. 467, datë 23.6.2005); Kryetari i Autoritetit të Konkurrencës (VKM nr. 347, datë 19.3.2008);
Anëtar i Komisionit të Konkurrencës të Autoritetit të Konkurrencës (VKM nr. 347, datë 19.3.2008); Avokat i Prokurimeve (VKM nr. 347, datë 19.3.2008);
Kryeinspektor në Këshillin e Lartë të Drejtësisë (VKM nr. 347, datë 19.3.2008); Shef kabineti në Gjykatën Kushtetuese (VKM nr. 347, datë 19.3.2008);
Drejtor i përgjithshëm i Agjencisë së Kthimit dhe Kompensimit të Pronave (VKM nr. 347, datë 19.3.2008); Anëtar i Grupit Mbikëqyrës të Shoqërive Huamarrëse (VKM nr. 347, datë 19.3.2008);
Avokat i Përgjithshëm i Shtetit dhe Kryetar i Arbitrazhit të Lartë Shtetëror (ligji nr. 9061, datë 8.5.2003).
Për grupin e dytë germa “b”, e pikës 9, të nenit I, të këtij ligji:
Zëvendëskryetari i Akademisë së Shkencave; Zëvendëskryetar i Komitetit të Zhvillimit të Turizmit; Sekretar Shkencor në Akademinë e Shkencave; President i Komitetit Olimpik Shqiptar; Zëvendëskryetar i Komitetit Kombëtar të Energjisë; Kryetar i Agjencisë së Ristrukturimit të Ndërmarrjeve;
Kryetar i Agjencisë së Ristrukturimit të Ndërmarrjeve Bujqësore;
Shef kabineti i Avokatit të Përgjithshëm të Avokaturës së Shtetit (VKM nr. 296, datë 8.5.2003); Avokat Shteti pranë Gjykatës së Apelit në zyrat vendore (VKM nr. 296, datë 8.5.2003);
Shef i protokollit dhe ceremonisë në Presidencë; Shef i zyrës së pritjes së popullit në Presidencë; Kryeinspektor në Kontrollin e Lartë të Shtetit; Drejtor i përgjithshëm në ministri;

Zëvendësdrejtor i përgjithshëm në RTV;
Drejtor departamenti në Këshillin Kombëtar të Radios dhe Televizionit (VKM nr. 120, datë 8.3.2001);
Kryetar i Këshillit të Ankesave në Këshillin Kombëtar të Radios dhe Televizionit (VKM nr. 120, datë 8.3.2001); Drejtor i Radios së Jashtme;
Drejtor i Radios së Brendshme; Drejtor i Televizionit;
Drejtor i Përgjithshëm i Arkivave të Shtetit;
Kryetar i Qendrës për Nxitjen e Investimeve të Huaja; Kryetar i Komitetit për Mbrojtjen e Mjedisit;
Drejtor i Drejtorisë së Përgjithshme të Rrugëve; Drejtor i përgjithshëm i Institutit të Statistikës; Kryetar i Komitetit Shqiptar të Birësimeve;
Zëvendëskryetar i Komisionit Shtetëror të Kthimit të Pronave; Drejtor i përgjithshëm i Njësisë së Implementimit të Projektit Mobil;
Shef i Shërbimit të Inspektoratit të Përgjithshëm Financiar në Ministrinë e Financave; Drejtor në Drejtorinë e Përgjithshëm të Aviacionit Civil;
Zëvendësdrejtorët e përgjithshëm të ministrive dhe institucioneve qendrore/buxhetore (ligji nr. 9061, datë 8.5.2003);
Zëvendësdrejtor i përgjithshëm i Institutit të Sigurimeve; Zëvendësdrejtor i përgjithshëm i Institutit të Sigurimeve Shoqërore; Drejtor i ligjshmërisë në Gjykatën e Kasacionit;
Drejtor i përgjithshëm i ish-të Përndjekurve Politikë;
Drejtor i Drejtorisë Kombëtare të Meteorologjisë dhe Kalibrimit; Drejtor i Drejtorisë së Standardizimit dhe Cilësisë;
Drejtor i Kodifikimit në Ministrinë e Drejtësisë; Drejtor i Inspektimit në Ministrinë e Drejtësisë;
Zëvendësdrejtor i përgjithshëm i Institutit të Sigurimit të Kujdesit Shëndetësor; Përgjegjës i sektorit në Presidencë;
Sekretar i Presidentit;
Kryetar i Komisionit Shtetëror Trepalësh për Dhënien e Statusit të ish-të Përndjekurve Politikë; Kryekëshilltar në Kuvend;
Këshilltar Komisioni në Kuvend; Zëvendësdrejtor i ATSH-së;
Zëvendësdrejtor i përgjithshëm i Institutit të Statistikës; Zëvendëskryetar i Qendrës Shqiptare të Nxitjes së Investimeve të Huaja; Zëvendëskryetar i Agjencisë së Ristrukturimit të Ndërmarrjeve; Zëvendësdrejtor i Agjencisë Kombëtare të Privatizimit;
Zëvendësdrejtor i Agjencisë së Prokurimit Publik; Zëvendësdrejtor i Drejtorisë së Përgjithshme të Arkivave; Zëvendëspresident i Komitetit Olimpik;
Këshilltar në ministri dhe institucione qendrore/buxhetore (ligji nr. 9061, datë 8.5.2003); Drejtor drejtorie (për probleme të veçanta) në Këshillin e Ministrave, Presidencë dhe Kuvend; Sekretar i Komitetit Olimpik Shqiptar;
President i Këshillit Kombëtar të Urdhrit të Mjekut; Zëdhënës i Gjykatës së Lartë;
Drejtor i përgjithshëm i Administratës së Përgjithshme të Ndihmës dhe Çështjeve Sociale; Drejtor i përgjithshëm i Shërbimit Kombëtar të Punësimit;
Drejtor i përgjithshëm i Inspektoratit të Punës; Koordinator në Këshillin e Ministrave;
Drejtor i përgjithshëm i Pyjeve dhe Kullotave;
Kryeinspektor i Inspektoratit Shtetëror të Kontrollit të Naftës, Gazit dhe Nënprodukteve të tij; Drejtor drejtorie (prokuror) në Prokurorinë e Përgjithshme;
Prokuror, hetues, oficer i Policisë Gjyqësore në Prokurorinë e Përgjithshme; Prokuror në prokurorinë e Apelit Civil dhe Ushtarak në Tiranë;

Zëvendësprokuror në Prokurorinë e Rrethit;
Gjyqtar në Gjykatën e Apelit Civil dhe Ushtarak në Tiranë;
Zëvendëskryeinspektor dhe inspektor i Inspektoratit të Këshillit të Lartë të Drejtësisë (VKM nr. 120, datë 8.3.2001);
Kryetar në gjykatat e rretheve; Kryetar i Gjykatës së Apelit në rrethe; Prokuror rrethi;
Zëvendësprokuror rrethi; Zëvendëskryetar në gjykatat e rretheve;
Zëvendëskryetar i Gjykatës së Apelit në Rrethe;
Inspektor i Kontroll-Bashkërendimit në Departamentin e Kontrollit të Brendshëm Administrativ në Këshillin e Ministrave;
Këshilltar i Avokatit të Popullit (VKM nr. 467, datë 23.6.2005);
Kryetar i Gjykatës së Apelit për Krime të Rënda (VKM nr. 467, datë 23.6.2005); Gjyqtari Gjykatës së Apelit për Krime të Rënda (VKM nr. 467, datë 23.6.2005); Drejtues i Prokurorisë së Apelit për Krime të Rënda (VKM nr. 467, datë 23.6.2005); Prokuror i Prokurorisë së Apelit për Krime të Rënda (VKM nr. 467, datë 23.6.2005); Kryetar i Gjykatës për Krime të Rënda (VKM nr. 467, datë 23.6.2005);
Drejtues i Prokurorisë për Krime të Rënda (VKM nr. 467, datë 23.6.2005); Zëdhënës i ministrit (VKM nr. 467, datë 23.6.2005);
Inspektor në Këshillin e Lartë të Drejtësisë (VKM nr. 347, datë 19.3.2008); Këshilltar në Gjykatën Kushtetuese (VKM nr. 347, datë 19.3.2008);
Zëvendësdrejtor i përgjithshëm i Agjencisë së Kthimit dhe Kompensimit të Pronave (VKM nr. 347, datë 19.3.2008);
Sekretar i përgjithshëm i Inspektoratit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive (VKM nr. 641, datë 11.6.2009).
Për grupin e dytë germa “c” e pikës 9, të nenit 1, të këtij ligji:
Drejtor drejtorie në Presidencë, Kuvend, Këshill të Ministrave, ministri, institucione qendrore buxhetore dhe Kontrollin e Lartë të Shtetit, Këshillin e Lartë të Drejtësisë, në Institucionin e Avokaturës së Shtetit, në Institucionin e Avokatit të Popullit, në Inspektoratin e Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe në Komisionin e Shërbimit Civil (VKM nr. 467, datë 23.6.2005); Autoritetin e Konkurrencës, Avokatin e Prokurimeve dhe Gjykatën Kushtetuese (VKM nr. 347, datë 19.3.2008);
Zëvendësdrejtor në Këshill të Ministrave, ministri, institucione qendrore dhe Kontrollin e Lartë të Shtetit; Ambasador i Republikës së Shqipërisë;
Ministër fuqiplotë në ambasadë;
Shef sektori në Presidencë, Kuvend, Këshill të Ministrave, ministri, institucione qendrore buxhetore, Kontrollin e Lartë të Shtetit; Këshillin e Lartë të Drejtësisë, Institucionin e Avokaturës së Shtetit, Institucionin e Avokatit të Popullit, Inspektoratin e Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Komisionin e Shërbimit Civil, Autoritetin e Konkurrencës, Avokatin e Prokurimeve dhe Gjykatën Kushtetuese (VKM nr. 347, datë 19.3.2008); Konsull në konsullatat e Republikës së Shqipërisë;
Kryetar dege në ministri, institucione qendrore dhe Kontrollin e Lartë të Shtetit; Ministër këshilltar në ambasadë;
Këshilltar në ambasadë; Sekretar i parë në ambasadë; Sekretar i dytë në ambasadë; Sekretar i tretë në ambasadë;
Ndihmës i këshilltarit të Presidentit (VKM nr. 296, datë 8.5.2003); Zëvendëskryetar i këshillit të qarkut (VKM nr. 296, datë 8.5.2003);
Jurist në Departamentin Juridik në Kryeministri (VKM nr. 296, datë 8.5.2003); Nënprefekti (VKM nr. 476, datë 23.6.2005);
Ndihmës/inspektor i lartë në Inspektoratin e Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive (VKM nr. 476, datë 23.6.2005);
Ndihmës/komisioner i komisionerit të Avokatit të Popullit (VKM nr. 476, datë 23.6.2005); Gjyqtar i Gjykatës për Krime të Rënda (VKM nr. 476, datë 23.6.2005);

Prokuror i Prokurorisë për Krime të Rënda (VKM nr. 476, datë 23.6.2005);
Oficer i Policisë Gjyqësore në Prokurorinë për Krime të Rënda (VKM nr. 476, datë 23.6.2005).
Për grupin e dytë germa “d”, e nenit 9, të këtij ligji:
Specialist në Presidencë, Kuvend, Këshill të Ministrave, ministri, institucione qendrore buxhetore, Kontrollin e Lartë të Shtetit, Këshillin e Lartë të Drejtësisë (VKM nr. 120, datë 8.3.2001); në institucionin e Avokaturës së Shtetit, në institucionin e Avokatit të Popullit, Inspektoratin e Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe në Komisionin e Shërbimit Civil, Autoritetin e Konkurrencës, Avokatin e Prokurimeve dhe Gjykatën Kushtetuese (VKM nr. 347, datë 19.3.2008);
Anëtar i Komitetit Shtetëror të Kulteve (VKM nr. 347, datë 19.3.2008); Sekretar i kryetarit të Gjykatës Kushtetuese (VKM nr. 347, datë 19.3.2008); Ndihmësligjor në Gjykatën e Lartë (VKM nr. 347, datë 19.3.2008); Gjyqtarë në gjykatat e rretheve;
Prokurorë;
Hetues, oficer i Policisë Gjyqësore; Gjyqtarë në gjykatat e apelit; Prokuror në Prokurorinë e Apelit; Sekretar i Kryetarit të Kuvendit; Sekretar i Kryeministrit;
Atashe në ambasadë;
Asistent i Inspektorit të Kontroll-Bashkërendimit në Departamentin e Kontrollit të Brendshëm Administrativ në Këshillin e Ministrave;
Sekretar i Sekretarit të Përgjithshëm në Presidencë (VKM nr. 296, datë 8.5.2003); Sekretar i shefit të kabinetit në Presidencë (VKM nr. 296, datë 8.5.2003); Sekretar i këshilltarit të Presidentit (VKM nr. 296, datë 8.5.2003).
Shënim
1. Periudha që punonjësit ushtarakë përfitojnë nga ligji nr. 8087, datë 13.3.1996, “Për sigurimin shoqëror suplementar të ushtarakëve të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë”, përjashtohet.
(er.nu/Gazeta Shqiptare/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: