TIRANE– Personi në foto është Gentian Hoxha, punonjësi 34-vjeçar që mbeti i plagosur gjatë ditës së djeshme si pasojë e një shpërthimi në një servis celularesh pranë Drejtorisë së Higjienës në Tiranë. Gentian Hoxha u arrestua gjatë ditës së sotme me akuzën për armëmbajtje pa leje dhe municion luftarak.

Gazetarja Dorjana Bezat raporton për “BalkanWeb” se gjatë kontrollit në servis u gjeten 2 kapsolla ende të paplasura, disa qarqe elektrike, tela elektrik përcjellës dhe një mikroskop që dyshohej se përdorej për montimin e bombave.

Sipas policisë në ketë ambient mund të këtë pasur edhe lende tjetër shpërthyese, por ajo ka shpërthyer gjate incidentit.

Policia ka dyshime të forta që 34-vjeçari Gentian Hoxha,i plagosur pas shpërthimit të fuqishëm brenda dyqanit, kryente aktivitet të paligjshëm. Policia dyshon se ai punonte për të montuar mina brenda në dyqanin e celulareve. Një minë dyshohet se tregtohej 2 mije euro.
shperthimi ne tirane 5

shperthimi te dyqani i celulareve
Njoftimi i policisë:
Në vijim të ngjarjes të ndodhur me datë 12.03.2018, rreth orës 10:30, në rrugën ” Qamil Guranjaku”, u arrestua në flagrancë shtetasi Gent Hoxha , 34 vjeç, banues në Tiranë. Pasi nga veprimet hetimore të kryera ka rezultuar se në ambientin dyqan riparim celularesh të ndodhur në përdorim nga ana e tij, dyshohet se po prodhonte një lëndë plasëse me fitila detonati, kapsolle në një celular ku dhe ka shpërthyer, si pasojë është vetëdëmtuar rënde shtetasi i mësipërm dhe ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. Materiale proçeduriale iu kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjygjësor Tiranë për veprën penale ” Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” parashikuar në Nenin 278/5 i Kodit Penal.

(d.d/BalkanWeb)