Ministria e Shëndetësisë raportoi sot 5 raste të reja me COVID-19 në 24 orët e fundit, teksa fatmirësisht nuk ka asnjë humbje jete.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel qytetarëve, që të vijojnë të zbatojnë me përpikmëri rregullat për parandalimin e COVID19 dhe të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes. Për çdo dyshim, kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.

Në 24 orët e fundit janë kryer 3039 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me Covid19, pesë qytetarë në këto bashki: Nga 1 rast në Tiranë, Shkodër, Lezhë, Has, Shijak.

Aktualisht janë 86 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.
Në Spitalin Infektiv po marrin trajtim spitalor të specializuar 7 pacientë.
Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2 pozitiv.
Janë shëruar 3 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 130,050 që nga fillimi i epidemisë. 

Statistika (11 Korrik 2021)
Raste të reja ditore     5
Të shëruar në 24 orë     3
Të shtruar në spitale    7
Humbje jete në 24 orë   0
Testime ditore      3039

Testime totale     834,730
Raste pozitive     132,592
Raste të shëruara  130,050
Raste Aktive            86
Humbje jete          2,456

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë            31
Elbasan           12
Fier              11
Korçë             8
Vlorë              7
Shkodër          6
Lezhë              4
Durrës             4
Kukës 2
Gjirokastër        1

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb