Në një lidhje direkte për studion e lajmeve në “News 24”, gazetari Erion Skëndaj, ka treguar situatën e përgjithshme në Spitalin COVID-1 në Shqipëri.

Sipas gazetarit, aktualisht në këtë spital janë të shtruar 11 pacientë, gjendja e të cilëve është e qëndrueshme. Procesi i vaksinimit sipas tij është duke vijuar dhe duke iu referuar deklaratave të Komitetit Teknik të Ekspertëve, gazetari tha, se vaksinimi i personave plus 18 vjeç do të vijojë.

“Ka mbërritur një rast nga rrethet. Rastet janë të qëndrueshëm, raste të moderuara, jo klinikisht të rënda. Për më tepër, s’kanë rrezik për jetën. Rastet po trajtohen në pavion dhe ky është një lajm shumë i mirë, sepse periudha përkon me atë që qarkullon në Shqipëri dhe varianti Delta. Urgjencat ditore janë 1 në 24 orë, konsiderohet situatë e qëndrueshme dhe e qetë.

Nuk ka asnjë autoambulancë në pritje, brenda ambienteve të spitalit COVID-1 ka 11 persona të shtruar me COVID rastet janë të lehta në raport me format klinike të rënda që jemi mësuar të shohim në fillim të muajit shkurt e dhjetor, ku këtu ka pasur radhë të gjata me të sëmurë.

Sa i përket vaksinimit, komiteti teknik tha që vaksinimi plus 18 vjeç do të vijojë. Kushdo që ka dëshirë të vaksinohet me një kartë ID duhet të paraqitet për t’u vaksinuar, sikundër ka dhe qendra nëpër rrethe. Treguesit e uljes së infektimeve i përkasin imunitetit natyral që ka fituar popullata”, u shpreh gazetari.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb