FIER- sekretar i përgjithshëm në Ministrinë e Energjetikës Koli Bele deklaron se situata në Marinzë është nën kontroll dhe se ekspertët përkatës po vazhdojnë monitorimin. Në një prononcim për media Bele sqaron se jaën marrë masa për të adresuar çdo shqetësim dhe se janë evakuuar 127 familje. Ai thekson se kompania do të marrë masa për të respektuar detyrimet. “Në industrinë nxjerrëse ka raste aksidentesh. Nuk duhet të rendim pas deklaratave ndëshkuese. Mund të ketë nevojë për të shtuar kontrollet”-u shpreh Bele.

(a.n/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: