Analisti Artur Zheji gjatë emisionit “Pikat mbi i” me gazetaren Ola Bruko, duke analizuar situatën e krijuar në Partinë Demokratike, ka deklaruar se ndryshimi mes grupit të Sali Berishës dhe pjesës tjetër të partisë, është se tek i pari ka një “kapiten”, ndërsa tek grupi i dytë mungon lideri.

“Nuk shoh një grup parlamentar, unë shoh Gështenjën me platformë, Alibeajn po ashtu, ca të tjerëve u ka ikur gjuha, ca të tjerë dalin në emisione humoristike, ca se kanë mendjen në mësim… Grupi o do prodhojë një lider që do ta mbështesë fort, ose të mos ketë dyzime. Kur Alibeaj ha sulmin asnjë nuk del ta mbrojë, ti nuk mund të urosh ishalla ha ky se ha dhe unë. Ndërsa te Berisha janë në resht, sulmues është Berisha që bën gola, Noka që bën krahët dhe të tjerët presin kapitenin, ndërsa ju nuk keni kapiten skuadre”, tha Zheji.

Por nga ana tjetër deputeti demokrat Ferdinand Xhaferraj u shpreh se fakti që Zheji sheh se nuk ka një “kapiten” apo një lider në pjesën tjetër, është shenjë pozitive, pasi tregon se nuk ka prapaskena të lidhura kundër Berishës a Bashës për të marrë lidershipin e PD.

“Edhe kjo tregon shumë, fakti që s’kemi kapiten skuadre tregon se s’ka prapaskena të lidhura kundër Berishës a Bashës, grupim, për të marrë lidershipin e PD, për shqetësimi sesi PD të ngrihet. Do formësohet dhe kapiteni, e kemi formësuar…”, u shpreh ai por vetëm shqetësim që të shkojë drejt shkarkimit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: