Ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani i ftuar në emisionin “Real Story” në “News 24” tha se Edi Rama ka dështuar në zgjedhjet lokale të vitit 2019.

Manjani theksoi se 2019 ishte një vit i keq politik, kurse ka shtuar se është problem fakti se në Shqipëri nuk po bëhen një palë zgjedhje normale.

Unë mendoj se Edi Rama ka dështuar në zgjedhjet lokale. Ata nuk ishin zgjedhje, por pisllëk. Ata ishin demonstrim force personale dhe idiote. Na janë bërë zgjedhjet makth. I bëri Kosova, Serbia, Maqedonia etj. Ne e kemi makth.

Viti i shkuar ishte një vit i keq politik. PS ka qenë dikur partia më demokratike, ndërsa sot është katandisur në mono-parti. Nuk flasim dot as për reformë, as për Kushtetutë, asgjë. Ky është skandal. I kemi hapur rrugën budallait”, tha Manjani.

(d.xh/ balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb