Në lojën e futbollit pritet që të ndodhin disa ndryshime, të cilat si fillim janë hedhur vetëm si ide. Një ndër to është formula e gjuajtjeve të penalltive mund të ndryshojë në të ardhmen, kjo është një prej pikave që zyrtarë të UEFA-s po diskutojnë pasi kanë analizuar statistikat e dala nga gjuajtjet e penalltive. Në 60% të rasteve rezulton se ekipi që gjuan penalltinë e parë fiton. A është kjo një koeçidencë?! Nëse do të qëndrohet tek pjesa e shifrave, ka një logjikë të caktuar dhe do të thuhej se po.  Por duke parë opinionet e të interesuarve direktë, futbollistë e trajnerë dhe historikut shumë vjeçar do të kuptohej se problemi nuk është thjesht shifror. Goditja e parë, nëse kthehet në gol krijon avantazhe të padyshimta psikologjike, ndërsa ekipi që paraqitet i dyti duhet përballet me presionin dhe idenë se duhet të shënojë për të barazuar rezultatin dhe me shpresën që ekipi i parë duhet të gabojë për të fituar.
Për këtë arsye është menduar që në futboll të përdoret e njëjta formulë si në tenis, kur seti përfundon barazim. Pra nëse kemi ekipin A dhe B të cilat do të gjuajnë nga 5 penallti, ndryshe nga formula tradicionale ku fillimisht gjuan një ekip, pastaj tjetri, do të kemi formulën A-BB-AA-BB-AA-B. Dhe nëse dalin barazim goditja e penalltive do të rifillojë nga fillimi, shkruan Sportmediaset.
Një risi që ka pak shanse që të vihet në zbatim në sezonin e ardhshëm, megjithatë ka disa që ngrenë hipotezën që të vihet në funksion për herë të parë gjatë botërorit Rusi 2018.
(i.ç/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: