Hervé Renard mund të rikthehet në drejtimin e një ekipi klubi. Siç raporton L’Equipe, Nice po mendon që tekniku i njohur të zërë vendin e lënë bosh nga Lucien Faivre.

I lidhur me Federatën e Arabisë Saudite (Trajner i kësaj skuadre)deri në vitin 2027, Renard kaloi pjesën më të madhe të karrierës së tij në krye të ekipeve kombëtare: Gana (zëvendës-trajner), Zambia, Angola, Bregu i Fildishtë dhe Maroku, përpara se të merrte drejtimin e arabëve, ku ai u dallua në Botërorin e kaluar për suksesin e bujshëm kundër kampionëve të botës, Argjentinës. Eksperienca e fundit në krye të një ekipi klubi në vitin 2015, te Lille.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: