Lucien Favre nuk është më trajner i skuadrës franceze të Ligue 1, Nice. 65-vjeçari zviceran, i cili u kthye te ky klub në fillim të sezonit pas një periudhe midis 2016 dhe 2018, pritet të zëvendësohet nga ndihmësi i tij Didier Digard.

Nice aktualisht është në vendin e 11-të në Ligue 1, 12 pikë larg zonës europiane, objektiv i cili synohet të arrihet. Të shtunën, Nice u eliminua nga Kupa e Francës që në fillim të këtij kompeticioni, duke humbur 1-0 nga skuadra e nivelit të tretë Le Puy.

(BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: