Artisti me origjinë shqiptare qe punon ne Itali, Alfred Mirashi do të vendosë më 30 mars në “Piazza Mercato” në Napoli skulpturën e tij monumentale “Çelësi i të sotmes”.

Frymëzimi i artistit të madh qe mban emrin e artit Milot është derdhur në një strukturë metalike, e cila do ti paraqitet publikut botëror në sheshet kryesore të qyteteve të ndryshme.

Mesazhe për dialogun dhe paqen janë ato që përcillen nëpërmjet kësaj vepre.

Për publicistin Fatos Lubonja kjo vepër në simbolikën e tij ka çelësin, simbolin e komunikimit, që bën thirrje për hapje dhe jo për mbyllje të kufijve të komunikimit.

Një strukturë monumentale dhe mbresëlënës, prej çeliku kortëën, “Çelësi i të sotmes” do të jetë dhjetë metra i lartë dhe njëzet metra i gjerë.

Në “Piazza Mercato”, në Napoli, artisti me famë ndërkombëtare Miloti ka zgjedhur të vendosë “Çelësin e së sotmes”, një vepër që intrigon, një qasje komunikimi artistik që ngulmon ti japë zë heshtjes së diktuar.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: