Destinacioni i radhës për Wesley Sneijder do të jetë Franca dhe më konkretisht skuadra e Nice.

Lajmin e kanë bërë të ditur mediat franceze të cilat theksojnë se ish-futbollisti i Galatasaray brenda 48 orëve do të mbërrijë te klubi francez ku do të nënshkruhet edhe kontrata mes palëve.

Te Nice Sneijder do të gjej edhe një ish-shok skuadre me të cilin si jo shumë të tjerë i ka patur marrëdhëniet e mira, Mario Balotelli-n.

Holandezi nesër do të zhvillojë vizitat mjekësore ndërsa më pas do shpejtoj për të qenë në formën më të mirë për të ndihmuar Nice-n në ndeshjen e “play-off” të “Champions League” kundër Napolit.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: