Sondazhi i fundit i Eduard Zaloshnjes nxori se vetëm 18% e të pyeturve ishin të kënaqur me qeverinë.

Duke folur në “Pikat mbi i” në News 24, ai tha se mbi 50% e të pyeturve nuk ishin të kënaqur me punën që ka bërë qeveria.

Nga ana tjetër analisti Artur Zheji u ndal te treguesit e pak muajve ku rezultonte se 25% e të pakënaqurve, në ditën e zgjedhjeve votonin për Qeverinë.

Zheji: Ne qeverisemi nga një klasë politike që ka frikë nga ballafaqimi me popullin, e ka tmerr. Shqipëria do çlirohet nga korrupsioni dhe nga situata. Nuk e di nëse Rama ka forcën të bëjë një pastrim në qeveri, mendoj që sondazhet duhet të zëvendësohen me referendum. Opozita duhet të gjejë forcën dhe të thërrasë referendumet në vend të protestave.

Zaloshnja: Ndodh gjatë gjithë kohës që bëj sondazhe, që ka një periudhë kur shumë njerëz shprehin pakënaqësi. Pra, para 10 ditësh bëra një sondazh mbi opinionin e qytetarëve mbi punën e qeverisë, vetëm 18% rezultuan të kënaqur. Kur vjen puna te zgjedhjet nga 40% e banorëve që kanë qenë të pakënaqur, vetëm 20% e tyre nuk shkuan të votojnë. 80% shkojnë dhe votojnë. Ky është një problem afatgjatë i popullit tonë. Ky fenomen konstatohet vazhdimisht, edhe me opozitën janë të pakënaqur por shkojnë dhe i votojnë ditën e zgjedhjeve. Ekziston pakënaqësia te këto forca politike, por njerëzit nuk shohin diçka të re në politikë dhe shkojnë të votojnë. Vetëm një pjesë e vogël proteston duke mos votuar në zgjedhje. Në zgjedhjet e fundit nga këta që votuan për PS-PSD, çereku i tyre ishin të pakënaqur nga qeveria më përpara. Ka edhe nga ana tjetër të pakënaqur që votuan për PD-në.

Zheji: Kemi 25% të pakënaqur me qeverinë që ditën e votimeve votojnë për Qeverinë. Nga ky 25% po heqim gjysmat që janë intelektualisht të lëkundur, e dinë që të jesh i pakënaqur do të thotë të kërkosh më shumë. Si voton gjysma tjetër për qeverinë? Ata ose klientelizohen, ose u bëhen premtime, ose kapen njerëzit me thashë me para në dorë, u merret karta e identitetit. Struktura e tjetërsimit, manipulimit të votës është një praktikë që lëviz 13% të preferencave, që do të thotë ose të lë në opozitë, ose të sjell në pushtet. Nëse 25% e të pakënaqurve votojnë për subjektin do të thotë që diçka ka lëvizur aty, një tërmet interesash ka lëvizur.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb