Sony njoftoi se nuk do të shesë më videokaseta Betamax duke filluar nga marsi i 2016-ës. Kompania zbuloi në uebsajtin e saj se nuk do të tregtojë më kaseta Micro MC, që përdoren tek kamerat për video.

Ajo nuk ka prodhuar një kamerë të përshtatshme për videokasetat Micro MC që nga viti 2005. Sony lançoi këtë format në vitin 1975, një vit para se rivali i saj JVC të prodhonte kasetën VHS.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: