Ronald Koeman nuk do të jetë më trajneri i Barcelona-s. Vendimtare për shkarkimin e tij rezultoi disfata e papritur ndaj Rayo Vallecano. Menjëherë pas humbjes, drejtuesit e klubit u mblodhën dhe vendosën për shkarkimin e holandezit.

Sipas shtypit spanjoll, kandidatët kryesorë janë katër: në pole është hipoteza Xavi, i ndjekur nga Andrea Pirlo. Trajneri i Belgjikës, Robert Martinez është gjithashtu në garë, më mbrapa sipas thashethemeve Marcelo Gallardo, aktualisht në krye të River Plate.

Sakaq, Koeman fill pas përfundimit të ndeshjes ndaj Vallecano-s deklaroi se kanë bërë lojë të mirë, por ajo që i mungon është finalizimi i golit.

“Nuk mund të ankohem për skuadrën – deklaron trajneri blaugrana -. Ne kemi lojtarë që normalisht mund të shënojnë. Ishte e vështirë të futeshim në lojë sepse Rayo bëri shumë presion mbi ne. Rezultati nuk ishte i duhuri, por nuk mund ta ndryshoj tani. Duke parë mundësitë që kishin të dyja skuadrat, ne ishim superiorë”, tha Koeman.

I pyetur për të ardhmen nga gazetarët tekniku u përgjigj:

“Nuk e di!”

Kujtojmë që ndikim në vendim mund të ketë apsur dhe humbja në El Clasico, e fituar nga Real Madrid me rezultatin 1-2, në Camp Nou

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: